“Mbrëmje Bamirësie”
Më datë 27 dhjetor 2012 Caritas-i Shqiptar organizoi “Mbrëmjen e Bamirësisë”. Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm rreth 100 persona, ndër të cilët: bashkëpunëtorë, përfaqësues nga “Grupi i Miqve” të Caritas-it Shqiptar si artistja Znj. Roza Anagnosti, pianisti i njohur Gjon Guralumi dhe përfaqësues të biznesit shqiptar. Mons. George FRENDO President i Caritas-it Shqiptar, në fjalën e hapjes falenderoi të gjithë të pranishmit për mbështetjen si dhe përgëzoi stafin për punën e tyre profesionale në Caritas.
Përveç një programi të këndshëm artistik, u organizua dhe një ankand me 10 piktura të realizuara nga Lulzim Basha, përfitues në qendrën Ditore “Jetë në Zhvillim” Fushë-Krujë. Të ardhurat nga ankandi do të përdoren për shërbimet që ofron Qendra Ditore për këta persona.
Kjo mbrëmje ishte dhe një moment për të sjellë në vëmendje grupet në nevojë si: fëmijët, të moshuarit e braktisur dhe kategoritë që kanë nevojë jo vetëm për mbështetje financiare, por edhe atë shpirtërore.