Memorandumi ka si qëllim vendosjen e raporteve të bashkëpunimit dhe ndërmarrjen e veprimtarive konkrete në drejtim të realizimit të veprimtarive të përbashkëta me qëllim ardhjen në ndihmë të grupeve të popullsisë në nevojë si dhe realizimin e veprimtarive humanitare të përbashkëta për rastet e fatkeqësive natyrore apo fatkeqësive të tjera për grupe të caktuara të popullsisë apo të bisneseve të caktuara të përfshira në fatkeqësitë natyrore apo fatkeqësi të tjera.
Qëllimi i memorandumit ka të bëjë me rritjen e interesit të grupeve të biznesit për pjesëmarrje në veprimtaritë humanitare dhe qënia aktive e tyre për çdo rast, në ndihmë të popullsisë në nevoje apo të bisneseve në nevojë.Qënia pjesë e përherëshme dhe legjitime, nepërmjet organeve të perfaqesimit si partner humanitar me Caritasin Shqiptar.
Memorandumi u nenshkrua nga Dr. Albert P. NIKOLLA, drejtor i Caritas Shqipetar dhe Z. Nikolin JAKA, kryetar i Dhomes Tregtise dhe Industrise Tirane