Organizata: Caritas Shqiptar
Departamenti: Shëndetësor
Tipi i kontratës: Kontratë pune individuale me kohëzgjatje të caktuar
Pozicioni: Menaxher Shëndetsor
Vendodhja: Tiranë
Konteksti/Përmbledhja e punës:
Projekti “Vullnetarizmi dhe Kujdesi ndaj të Moshuarve” synon ndërgjegjësimin e të rinjve mbi vlerën e aktivizimit në shoqëri për të mbështetur, kujdesur dhe advokuar për të moshuarit në Tiranë.
Përgjegjësitë kryesore të Menaxherit Shëndetësor:
Të menaxhojë të gjitha aktivitetet e projektit duke vënë një theks të veçantë në shërbimin infermieror në banesë.
-
Të menaxhojë aktivitetet e parashikuara në projekt.
-
Të mbikqyrë aktivitetet e projektit.
-
Të raportojë në mënyre periodike pranë donatorit;
-
Të rekrutojë vullnetarët për shërbimin në banesë ndaj të moshuarve;
-
Të menaxhojë vullnetarët për shërbimin në banesë ndaj të moshuarve;
-
Të organizojë trajnime dhe aktivitete për sensibilizimin e komunitetit në lidhje me integrimin dhe përfshirjen sociale të moshuarve për një moshim sa më aktiv.
-
Të orientojë përfituesit e projektit në kryerjen e ekzaminimeve mjeksore;
-
Të shoqërojë marrjen e shërbimeve shëndetësore sipas nevojave të përfituesve.
Kualifikimet:
-
Të ketë përfunduar studimet për infermieri;
-
Të ketë eksperiencë mbi 3 vite në dhënien e asistencës infermieristike në banesë ndaj të moshuarve;
-
Të ketë njohuri mbi Manualet e Shërbimit Shëndetësor në banesë, të cilat janë në përputhje me Standardet Evropiane;
-
Preferohet të ketë njohuri mbi Zhvillimin e programit për edukimin terapeutik të përfituesit (ETP).
-
Të ketë aftësi të mira komunikimit ndërpersonal.
Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:
-
Aftësi të mira drejtuese dhe aftësi për të marrë iniciativa të reja.
-
Njohuri të mira të gjuhës angleze (me gojë dhe me shkrim).
-
Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup.
-
Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit të Caritas-it Shqiptar.
-
Të njohë dhe të respektojë gjatë punës Doktrinën Sociale të Kishës Katolike.
Kohëzgjatja e kërkuar për këtë pozicion është për një vit, nga data 15 Korrik 2016 deri më 14 Korrik 2017.
Ky pozicion do të mbulohet nga fondet e donatorit.
Ju lutemi të dorëzoni deri me datë 08/07/2016, ora 12:00, Letrën e Motivimit, CV-në, si dhe dokumentet justifikuese në adresën postare: Caritas Shqiptar, Rruga “Don Bosko”, Nr. 4, Tiranë.
Do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.