CARITAS SHQIPTAR
LUFTA KUNDER VARFERISE EKSTREME
OBSERVATORI I VARFERISE

Motivimi
Projekti lind nga percaktimi i nevojave emergjente ne shoqerine Shqiptare. Fenomeni i migrimit te brendshem dhe te jashtem ka hapur dy kapituj te medhenj ne realitetin shoqeror te vendit:
1. Varesine ekonomike nga te ardhurat e emigranteve nga ana e personave qe kane mbetur ne Shqiperi;
2. Çrrenjosja e berthamave familjare nga fshatrat e origjines dhe vendosja e tyre ne zonat periferike te qyteteve te medha te Shqiperise.
Jane keto dy realitete shoqerore qe lidhin situata te ndryshme ndermjet tyre, por qe kane te perbashketa disa efekte te cilat nga dytesore behen primare me kalimin e kohes:
a. Varesia ekonomike mbyt mundesite per te marre pozicione veteplotesimi nga ana a atyre qe marrin ndihma, te cilet, per me teper, me kalimin e kohes vijne duke u zvogeluar ne menyre te konsiderueshme;
b. Perkeqesimi i marredhenieve nderpersonale ndermjet personave ne vendet (kolonite) e reja pasi kane mosmarreveshje ne menyrat e sjelljes se perdorur, menyra tipike te sjelljes se klaneve, me humbjen e rrjetit te solidaritetit shoqeror te klanit ne raste veshtiresish. 
Here pas here dy kushtet e mesiperme, te lidhura me nje numer gjithnje e ne rritje te rasteve, provokojne nje rezultat shume alarmues; rritjen e numrit te personave ne nevoje te madhe, qe ne pergjithesi provokojne shtimin e varferise, si ulja e dinjitetit te personave te perfshire. Behet fjale me teper per familje me nje prind, ne pjesen me te madhe te rasteve gruaja me nje femije, dhe shpesh, me familjare ne ngarkim.
Ky fenomen tashme ka arritur nivele te larta ne vend, qe per aspekte te tjera, tenton te afrohet me hyrjen ne Evrope, pas pese viteve te para te aranzhimit te instrumentave dhe te pese viteve te tjera te lobingut per t’u pranuar ne berthamen Evropiane.
Caritas-i Shqiptar eshte i vemendshem ne fenomenet qe perfshijne personat ne perditshmerine e tyre, per me teper kur kjo vihet ne rrezik nga situata shoqerore qe po eksperimentohen ne vend si gjera te reja apo si situata te reja te provokuara nga kushte unike te pa eksperimentuara me pare dhe te paperseritshme.
Per kete kerkohet solidariteti i partnereve te ndryshem qe ne Evrope jane perballur me probleme te ngjashme.
Mbeshtetja e atyre qe e njohin problemin apo jane ndeshur me raste te tilla, behet determinuese per te zgjidhur situata te veshtira.
Me kete projekt do te tentohet te gjendet nje rruge e re e perfshirjes sociale, por qe duhet te mbetet ne llojin e iniciativave tipike te Caritas-it.

Lexo më shumë…. 

 

Konferenca mbi Raport Studimin e ” Observatorit te Varferise”

Caritas Shqiptar në bashkëpunim me Caritas Italian dhe Caritas St. Polten mundësoi ngritjen dhe publikimin e raport studimit “Observatori i Varfërisë”.
Studimi pasqyroi realietin e rreth 3000 personave, përftues të shërbimeve të qëndrave të Caritas Shqiptar, famullive dhe misoneve te ndryshme ne vend.
Problemet të cilat rezultuan me përqindje të lartë në studim, janë: Varfëria ekonomike, Papunësia, Probleme të lidhura me strehimin, Dhuna në familje, Vartësitë, Probleme të moshës së tretë si dhe Probleme me braktisjen e shkollave.

  

Fjala Pershendetese e Nuncit Apostolik Mons. Ramiro Moliner Ingles