Tryezë e Rrumbullakët për Arsimin Gjithëpërfshirës

 

 Caritas Shqiptar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, organizoi me datë 10 Korrik 2012, tryezën e rrumbullakët me temë “Bashkëpunimi ndërinstitucional në funksion të arsimimit gjithëpërfshirës”. Tryeza e rrumbullakët u organizua në kuadër të zbatimit të projektit për personat me aftësi të kufizuara “Shanse të Barabarta për PAK ne Shqipëri”, financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Kooperim si dhe Caritas Austria.


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  Në tryezë morën pjesë titullarë të Drejtorive pranë MSH, MASH, MPCSSHB, ISKSH si dhe titullarë të Drejtorive respektive rajonale.

 

  Të gjithë të pranishmit në takim theksuan rëndësinë e konsolidimit të bashkëpunimit ndërinstitucional si në nivel qëndror ashtu edhe në atë lokal në funksion të aktivizimit të mekanizmave bashkëveprues për arsimin gjithëpërfshirës. Tryeza e rrumbullakët u fokusua në rëndësinë e unifikimit të protokolleve për pranimin e fëmijëve në arsimin para-shkollor dhe shkollor.