Organizata:                     Caritas Shqiptar

Pozicioni:                         Përpunues të dhënash

Departamenti:                 Anti-Trafikimit dhe Migracionit

Vendodhja:                      Tiranë

Varet & raporton tek:    Përgjegjësi i Sektorit

 

 

Konteksti/Përmbledhje e punës:

Caritas-i Shqiptar në  bashkëpunim me UNHCR ka filluar të zbatojë një projekt të ri i cili do të mbështesë të drejtat e personave me pashtetësi dhe migrantet që hyjnë  në Shqipëri. Qëllimi i projektit është që personat me pashtetësisë dhe migrantet në Shqipëri të jetojnë me dinjitet dhe të mbrojtur. Ky qëllim do të arrihet përmes aktiviteteve të mëposhtme: 1) Rritjen e aksesit në dokumentacionin civil për 100 persona me pashtetësi; dhe 2) Të ofrohet mbështetje humanitare për 200 azil kërkuesit, refugjatet dhe migrantet në Shqipëri duke rritur aksesin e tyre në infomacion, këshillim ligjor, ushqim, veshmbathje, trasport dhe përkthim.

Përpunuesi i të dhënave është përgjegjës ditë për ditë për zbatimin e projektit, punën në terren, dizenjimin e mjeteve monitoruese, format e mbledhjes së të dhënave të të gjithë migranteve që hyjne në kufijtë Jugor të Shqiperisë, përgatitjen e raporteve statistikore javore për Caritas-in Dioqezan të Jugut, bashkëpunim me aktore të tjerë institucional, kryerjen e të gjitha aktiviteteve të projektit dhe koordinimin, shpërndarjen dhe monitorimin të produkteve ushqimore (NFIs).
Ky pozicion do të kërkojë 40% të kohës të udhëtojë në zonat ku zbatohet projekti.

Përgjegjesitë Specifike

  • Koordinon dhe mbikëqyrë aktivitetet e projektit në zonën e përcaktuar.
  • Organizon dhe zbaton aktivitetet e projektit dhe vjen në ndihme të sektorit.
  • Dizenjon mjetet e monitorimit, format e mbledhjes së të dhënave.
  • Mbledh dhe analizon të dhënat e të gjithë migrantëve që hyjnë në kufijtë e Shqipërisë.
  • Përgatitë raporte mujore statistikore dhe raportin përfundimtare të analizës së të dhënave.
  • Monitoron  zbatimin e aktiviteteve dhe sjell risi në sektor.
  • Sigurohet që të gjitha aktivitetet janë të koordinuara me Policinë Kufitare dhe Sektorin e Antitrafikimit pranë Caritas-it Shqiptar.
  • Ndihmon në koordinimin, furnizimin dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare.
  • Mbikqyrë procesin e përzgjedhjes së përfituesve.
  • Ndihmon në përgatitjen e dokumentacionit të përfituesve, marrëveshjet dhe korrespondecat për zbatimin e projektit.
  • Të sigurojë dhe të hartojë memorandume, kontrata në bazë të kërkesës apo nevojave të projektit.
  • Komunikon me përfituesit dhe përfaqësuesit e autoriteteve dhe komuniteteve lokale dhe të angazhohet në mbarevajtjen e këtij komunikimi.

       Kualifikimet

  • Preferohet të ketë përvojë në zbatimin e projekteve humanitare të financuara nga donatorët ndërkombëtarë.
  • Të jetë diplomuar në Shkencat statistikore, marrëdhënie ndërkombetare, shkenca sociale ose në fusha të ngjashme.
  • Të ketë experience pune në lidhje me detyrat qe ka në ketë projekt.
  • Preferohen aftesi të mira teknike në analizat statistikore.
  • Preferohet experience pune në sektorin jo-qeveritar.
  • Kërkohet të ketë eksperience punë me migrantet, dhe refugjatët, emergjencat, apo projekte të shpërndarjeve ushqimore.
  • Të ketë aftësi të komunikojë në menyrë efektive me përfituesit e projektit, policinë, përfaqësues të qeverisë dhe partnerëve lokalë.
  • Të ketë njohuri të gjuhës arabe.
  • Të ketë njohuri kompjuterike.
  • Është e preferueshme të ketë patentë makinë të klasit B

Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperience

  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi dhe ndërveprimi.
  • Aftësi të mira drejtuese dhe aftësi për të marrë iniciativa të reja.
  • Aftësitë për tu adaptuar  me situaten dhe për të qënë i gatshëm të punojnë në  grup edhe në aktivitete të ngjashme në fushën e projektit.
  • Njohuri të shkelqyera në gjuhen angleze (me gojë dhe me shkrim).
  • Të respektojë  gjatë punës parimet e doktrines sociale të Kishës Katolike

Afati i pozicionit është për 6 muaj (me mundësi vazhdimi) dhe data e parashikuar e fillimit është 15 Mars 2016.

 

Ju lutemi të paraqitni pranë zyrave të Caritas Shqiptar ose dergoni me e-mail në adresën

caritasalbania@caritasalbania.org

Letër Motivimi

• CV