Ne, popujt në Europë

Konsiderojmë varfërinë si një problem që na prek të gjithëve. Ligjvënësit Europianë, kombëtare dhe lokalë janë përgjegjës sëbashku me qytetarët për njohjen, kuptimin dhe luftën kundër varfërisë. Angazhimi në këtë ndërmarrje duhet të jetë i gjatë dhe një princip thelbësor për të mirën e përbashkët.
Kështu që, në Vitin Europian të Varfërisë dhe Përjashtimit Social, ne duhet patjetër të angazhohemi për të arritur qëllimet e mëposhtme:

1)    Çrrënjosja e varfërisë së fëmijëve në Europë

Brenda 2015, do të fillohet me përgjysmimin e numrit të fëmijëve të cilët jetojnë në familje nën nivelin jetik të mundshëm. Një ndër masat më të forta të rekomanduara është garantimi i një page mujore për cdo femijë, pavarësisht nga gjendja e prindërve të tij.

2)    Sigurimi i nivelit minimal të mbrojtjes sociale për të gjithë

Kështu që duke filluar nga 2015, sistemi i mbrojtjes sociale do të garantojë standarde jetese të përshtatshme për të gjithë.
Masat më të forta që ne rekomandojmë janë garantimi i një pensioni të përshtatshëm, tolerim ndaj personave të sëmurë dhe të ardhura bazike për njerëzit të cilët nuk kanë risurse të mjaftueshme për kushte jetese dinjitoze.

3)    Rritja e numrit të shërbimeve sociale dhe të kujdesit shëndetësor 

Për të siguruar një akses të barabartë (disponibiliteti dhe përballueshmëria) për të gjithë për një kualitet shërbimesh sociale dhe shëndetësore për vitin 2015.
Masat më të forta të cilat ne i rekomandojmë janë: rritja me  50% e disponibiletit të banesave në Europë, njohje dhe mbështetje mjeksore pranë familjes për të sëmurët si një shërbim social efektiv.

4)    Sigurimi i një pune të përshtatshme për të gjithë

Dhe, gjatë 2015, reduktimi i papunësisë nën 5%.
Masat e rekomanduara janë: garantimi i një aksesi të barabartë ndaj trajnimeve profesionale, mësim gjatë gjithë jetës dhe rrugë të tjera për punësim; dhe ofrimi i punonjësve social për ata të cilët kanë nevojë për kujdes të vecantë.
               
Në gjithë këtë sferë, vëmëndje të vecantë do t’i jepet grupeve me të ndjeshme të popullsisë sic janë emigrantët, pakicat minoritare, njerëzit që jetojnë dhe janë të prekur me HIV/AIDS, si dhe personat me aftësi të kufizuara.
Ne do të japim mbështetjen tonë të plotë për të gjithë ata të cilët do të veprojnë në arritjen e këtyre objektivave.

Për informacione të mëtejshme, kontaktoni zyrën e Caritas Shqiptar në numrin +355 2230088 ose në adresën caritasalbania@caritas.icc-al.org .