Organizata:                     Caritas Shqiptar

Pozicioni:                         Shofer

Departamenti:                Anti-Trafikimit dhe Migracionit

Vendodhja:                      Gjirokastër

Varet & raporton tek:   Përgjegjësi i Sektorit

 

Konteksti/Përmbledhje e punës:

Caritas-i Shqiptar në  bashkëpunim me UNHCR po zbaton një projekt që mbështet të drejtat e migrantëve që hyjnë  në Shqipëri. Qëllimi i projektit është që migrantët në Shqipëri të jetojnë me dinjitet dhe të mbrojtur. Ky qëllim do të arrihet përmes aktiviteteve të mëposhtme 1) Monitorim i kufirit dhe komuniteteve përreth tij. 2) Koordinimi me Policinë e Kufirit, Drejtorinë e Azilit dhe UNHCR per të siguruar referimet e duhura për personat e interesit. 3) Të ofrohet mbështetje humanitare për azil kërkuesit, refugjatët dhe migrantët në Shqipëri duke rritur aksesin e tyre në infomacion, këshillim ligjor, ushqim, veshmbathje, transport, akomodim dhe përkthim.

Shoferi është përgjegjës ditë për ditë për zbatimin e projektit, punën në terren, përgatitjen e raporteve mujore për Caritas-in Shqiptar, logjistikën, bashkëpunim me aktorë të tjerë institucionalë, kryerjen e të gjitha aktiviteteve të projektit dhe koordinimin, shpërndarjen dhe monitorimin e produkteve jo ushqimore (NFIs), përgatitjen e inventarit javor të magazinës në Gjirokastër dhe përditësimin e të dhënave kur kërkohet nga shefi i sektorit apo menaxheri i projektit .
Ky pozicion do të kërkojë 100 % të kohës në zonën ku po zbatohet projekti.

 

Përgjegjësitë Specifike

 

  • Përdor automjetin me urdhër dhe zbaton të gjithë rregullat e qarkullimit rrugor, të sigurimit teknik dhe të përdorimit të tij.
  • Me procesverbal dhe inventar të rregullt merr në dorëzim automjetin, kujdeset dhe përgjigjet për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe përdorimin e tij.
  • Plotëson sipas kërkesave ligjore dhe urdhërave të shërbimit fletët e udhëtimit dhe i dorëzon në kohën e duhur në sektorin e financës.
  • Ndihmon koordinatorët lokalë në plotësimin e detyrës së caktuar.
  • Organizon dhe zbaton aktivitetet e projektit dhe vjen në ndihmë të sektorit.
  • Kontrollon në mënyrë të vazhdueshme magazine.
  • Përgatit inventare javore, mujore dhe raportin përfundimtar të punës .
  • Sigurohet që të gjitha aktivitetet janë të koordinuara me Policinë Kufitare dhe Sektorin e Antitrafikimit pranë Caritas-it Shqiptar.
  • Ndihmon në koordinimin, furnizimin dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare.

 

       Kualifikimet

  • Preferohet të ketë përvojë në zbatimin e projekteve humanitare të financuara nga donatorët ndërkombëtarë.
  • Të ketë diplomë të arsimit të mesëm.
  • Të ketë experiencë pune në lidhje me detyrat që ka në këtë projekt.
  • Preferohen aftësi të mira teknike.
  • Preferohet experiencë pune në sektorin jo-qeveritar.
  • Kërkohet të ketë eksperiencë punë me migrantët dhe refugjatët, emergjencat, apo projekte të shpërndarjeve ushqimore.
  • Preferohet të ketë njohuri të gjuhës angleze.
  • Të ketë njohuri kompjuterike.
  • Është e detyrueshme të ketë patentë makine të klasit B.
  • E preferueshme të ketë  patentë makine të klasit  C.

Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat

  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi dhe ndërveprimi.
  • Fleksibilitet oraresh.
  • Aftësitë për t’u adaptuar  me situatën dhe për të qenë i gatshëm të punojnë në  grup edhe në aktivitete të ngjashme në fushën e projektit.
  • Të respektojë  gjatë punës parimet e doktrinës sociale të Kishës Katolike.

Afati i pozicionit është për 5 muaj (me mundësi vazhdimi) dhe data e parashikuar e fillimit është 1 shkurt 2017.

 

Ju lutemi të paraqitni pranë zyrave të Caritas Shqiptar ose dërgoni me e-mail në adresën caritasalbania@caritasalbania.org  deri me datë 26.01.2017

• Letër Motivimi

• CV