PROKURIMET

Prokurimi është procesi i përgjithshëm i blerjes së mallrave ose shërbimeve, duke përfshirë të gjitha funksionet që nga faza e identifikimit të nevojave, preselektimit të kandidatëve potencial për të ofertuar, deri në përzgjedhjen dhe kontraktimin e kandidatit fitues.

Departamenti i Prokurimeve, pranë Caritas Shqiptar, oganizon dhe ndjek të gjithë procesin e prokurimeve, duke u bazuar në këto parime kryesore:

  1. Konkurenca dhe transparenca;
  2. Cmimi më i mirë i ofertuar;
  3. Pajtueshmëria me kërkesat ligjore;
  4. Kontrollet e brendshme dhe menaxhimi i rriskut;
  5. Konflikti i interesit;
  6. Përgjegjshmëria.

Procesi i prokurimit kryhet në çdo rast, në interesin më të mirë të Caritas Shqiptar, i udhëhequr nga politikat dhe strategjitë e organizatës.

 

SHËRBIMI DOGANOR

Shërbimi doganor është ofruar nga Caritas Shqiptar që në themelimin e tij, në funksion të misionit dhe vizionit që Caritas Shqiptar ka, duke i’u lehtësuar punën dhe ardhur në ndihmë të gjitha komuniteteve të Kishës Katolike në Shqipëri.

Bazuar në Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, si dhe Udhëzimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, “Mbi Operacionet e Privilegjuara”, Caritas Shqiptar është përjashtuar nga detyrimet doganore të importit të mallrave dhe automjeteve.

Që prej ndryshimeve ligjore për përjashtimin nga taksat doganore në favor të Kishës Katolike dhe Caritas Shqiptar, është bërë e mundur rritja e donatorëve në rang vendi për të gjitha dioqezat, çka përkthehet në rritjen e numrit të përfituesve, sic janë shkollat, spitalet, objektet e kultit, famullitë, etj.