Menaxhimi i Programeve të Komunitetit

17-18-19 Nëntor 2015

MENAXHIMI I PROJEKTEVE

Nga data 17 -19 nëntor u zhvillua në mjediset e hotel “Diplomat 2” Workshop-i mbi menaxhimin e projekteve. Ky workshop u zhvillua në kuadër të projektit “Procesi i integruar i trajnimeve-Qëndrueshmëria e Caritas-eve dioqezane në Shqipëri”.  Projekti financohet nga Renovabis dhe zbatohet në 6 dioqezat e Shqipërisë. Qëllimi i këtij projekti është rritja e efektivitetit dhe stabilitetit të rrjetit Caritas në Shqipëri, në luftimin e përjashtimit social dhe varfërisë, përmes rritjes së performancës organizative dhe kuptueshmërisë së identitetit të Caritas-it. Në këtë workshop të lehtësuar nga Karen Janes dhe Amy Rebecca Marisco përfaqësuese të CRS, morën pjesë stafi i projektit të Caritas-eve Dioqezane, stafi i Caritas Shqiptar si dhe vullnetarë dioqezanë. Gjatë këtyre tre ditëve trajnim 30 punonjës dhe vullnetarë të Caritas pjesmarrës në këtë workshop kanë marrë informacion mbi Ciklin e Menaxhimit të Projekteve.

Në grupin e pjesëmarrësve kishte persona që kishin marrë pjesë në hartime projektesh, kishte pjesëmarrës që kishin marrë pjesë në zbatimin e projekteve të hartuara si dhe një pjesë tjetër që nuk kishin përvojë në hartimin e projekteve dhe shumë pak në zbatimin e projekteve. Kjo u dha mundësinë atyre të shkëmbenin përvoja nga realitete të ndryshme si dhe nga aftësi të ndryshme të secilit. Duhet patur parasysh që realitetet në 6 dioqezat e Shqipërisë kanë ngjashmëri, por kanë shumë ndryshime.

Gjatë ditës së parë të trajnimit pjesëmarrësit kanë bashkëndarë kuptimin e objektivave të workshopit dhe rezultatet e pritura. Gjithashtu ata kanë bashkëndarë të kuptuarin e ciklit të projektit dhe realizuan një draft kuadri logjik lidhur me një projekt që do të realizohet në secilën dioqezë. Gjerësisht u diskutua se çfarë aftësish menaxhimi ndihmojnë një projekt të jetë i suksesshëm, ndër të cilat u nënvizuan menaxhimi i përgjithshëm, cilësitë e lidershipit, aftësitë e tij, lehtësimi dhe udhëheqja e duhur. U diskutuan fazat e projektit dhe u punua në grupe për zbërthimin e fazave fillestare.

Gjatë ditës së dytë trajnueset u ndaluan më shumë mbi menaxhimin e burimeve të projektit si dhe zhvillimin e rezultateve dhe aktiviteteve. Në pjesën e dytë të ditës u punua mbi zhvillimin e indikatorëve të performancës SMART si dhe mbi përcaktimin e planit të aktiviteteve.

Gjatë ditës së tretë të workshopit vemendja u përqëndrua mbi Monitorimin dhe Vlerësimin e një projekti, rëndësinë e këtyre fazave si dhe hapat konkretë për t’i realizuar.

Në fund të trajnimit u shpërnda nga trajneret një model projekt propozimi, i cili u diskutua në grupet e punës dhe u pa si një format i përshtatshëm ku caritas-et dioqezane mund të bazoheshin.

I gjithë workshop-i u shoqërua me shembuj konkret, puna në grupe zuri pjesën më të madhe të ditëve dhe kjo i ndihmoi pjesëmarrësit të kuptonin më mirë Ciklin e Projektit.

 IMG_0403