PROGRAMI “PËRMIRËSIMI I PJESËMARRJES QYTETARE I GRUPEVE TË MARXHINALIZUARA”

 

Periudha e implementimit: 2013 –2015

Donatori: Secours Catholique- Caritas France

Referenca: PIO13

Ky projekt në implementimin e tij është i orientuar në punën me grupet e grave në tre zona të Shqipërisë edhe në atë të personave që vuajnë dënimet në institucionet e ekzekutimit të veprave penale. Sektori Social punon në tre zona të Shqipërisë për implementimin e animacionit social me grupet e grave:

 

Laç– zonë urbane, ish industriale me nivel të lartë papunësie dhe varfërie.

Balldren – zonë rurale, e cila vitet e fundit ka patur zhvillime të mëdha për shkak të migrimit të brendshëm.

Mollas– zonë rurale, e cila ka një grup të grave.

Sektori Social zhvillon aktivitete edhe në 2 burgje të përzgjedhura për implementimin e projektit:

Burgu i grave 325, Tiranë i vetmi burg i grave në Shqipëri në të cilin vuajnë dënimin rreth 60 gra.

Burgu i Shënkollit burg me mbi 600 të dënuar. Në ambjentet e jashtme të këtij burgu Caritas Shqiptar ka ndërtuar sallën e pritjes për familjarët. Puna me minoret në paraburgim është një experiencë e rëndësishme.

Ky projekt ka si qëllim fuqizimin e grupeve të marxhinalizuara përmes edukimit informal dhe aksioneve kolektive për një jetë më dinjitoze, ngritjen e kapaciteteve të grupeve të synuara, përmirësimin e jetës psiko – sociale të grupeve të synuara, ndërgjegjësimin e autoriteteve lokale dhe qendrore.

Projekti bazohet në parimin se përfituesit pavarësisht kushteve apo problematikave të tyre kanë potenciale për të reflektuar dhe për të përmirësuar jetesën e tyre. Ngritja e kapaciteteve të këtyre përfituesve është një njohje më shumë e vetes dhe kapaciteteve të gjithësecilit.

Animacioni në grup si për gratë dhe për të paraburgosurit sjell një jetesë më të mirë psiko – sociale në kushtet që ata ndodhen. Grupet e synuara me ndihmën e stafit do të “trokasin” shpesh në dyert e institucioneve të cilat janë përgjegjëse për çështje të ndryshme. Secili grup do ketë autonominë e vet në reagim, por edhe së bashku do të ketë veprime, të cilat do të ndërgjegjësojnë autoritetet lokale apo edhe institucionet qendrore të përfshira.

Për realizimin e këtyre objektivave zhvillohen në sërë aktivitetesh si: trajnimi i ekipit të projektit,

trajnimi i vullnetarëve, të cilët do të organizojnë aktivitete me të dënuarit, organizimi i aktiviteteve animuese me përfituesit, studime rasti, pritja e familjarëve në sallën e pritjes, tryeza të rrumbullakëta, takimet intergroup, aksionet kolektive, lobim për sallën e pritjes  si dhe një konferencë finale.