Organizata:                     Caritas Shqiptar

Pozicioni:                         Projekt Menaxher

Departamenti:                 Anti-Trafikimit dhe Migracionit

Vendodhja:                      Tiranë

Varet & raporton tek:    Përgjegjësi i Sektorit

 

 

 

Konteksti/Përmbledhje e punës:

Caritas-i Shqiptar në  bashkëpunim me UNHCR ka filluar të zbatojë një projekt të ri i cili do të mbështese të drejtat e personave me pashtetësi dhe migrantet qe hyjne  në Shqipëri.
Qëllimi i projektit është që personat me pashtetësisë dhe migrantet në Shqipëri të jetojnë me dinjitet dhe të mbrojtur. Ky qëllim do të arrihet përmes aktiviteteve të mëposhtme: 1) Rritjen e aksesit në dokumentacionin civil për 100 persona me pashtetësi; dhe 2) Të ofrohet mbështetje humanitare për 200 azil kërkuesit, refugjatet dhe migrantet në Shqipëri duke rritur aksesin e tyre në infomacion, këshillim ligjor, ushqim, veshmbathje, trasport dhe përkthim.

Menaxheri i Projektit është përgjegjës për menaxhimin dhe kryerjen e zbatimit  të projektit; duke siguruar këshillim ligjor për personat me pashtetësisë, të punojë në terren për të identifikuar situaten dhe rastet e ndryshme të kësaj kategorie, të ndërgjegjësojë  në mesin e personave me pashtetësi; përgatitjen dhe dorëzimin e kërkesave për dokumentacionin ligjor, monitorimin e impaktit të projektit (përfituesit, dokumentacione të suksesshëm ligjor) të mbikëqyre dhe monitorojë aktivitetet mbështetëse për migrantet, përgatitjen e raporteve mujore; mirëmbajtjen e marrëdhënieve me UNHCR, Policinë e kufirit, Caritas-et Dioqezan dhe qendrat ditore, bashkëpunim me aktorët e tjerë institucionalë, kryerjen e të gjitha aktiviteteve të projektit dhe koordinimin e tyre. Ky pozicion do të kërkojë 40% të kohës të udhëtojë nëpër Shqipëri.

 

Përgjegjësitë Specifike

  • Koordinon dhe mbikëqyrë aktivitetet e projektit në zonën e përcaktuar.
  • Të punojë në terren me Dioqezat dhe qëndrat ditore.
  • Ndërton dhe mban marrëdhënie bashkëpunimi me partnerët lokalë,
  • Organizon dhe zbaton aktivitetet e projektit.
  • Monitoron  aktivitetet, duke përfshirë monitorimin financiarë dhe sjell risi në sektor.
  • Sigurohet që të gjitha aktivitetet janë të koordinuara me Ministrine e Puneve të Brendshme  dhe Policinë Kufitare dhe të Migracionit.
  • Ndihmon në koordinimin, furnizimin dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare,
  • Përgatit dhe  raporton rezultatet për njerëzit me  pashtetësi.
  • Komunikon me UNHCR, përfaqësues të autoriteteve lokale  dhe  merr pjesë në takimet në Bashki dhe takime të tjera kur është e përshtatshme.
  • Të sigurojë dhe të hartojë memorandume, kontrata në bazë të kërkesës apo nevojave të projektit.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet e larta për Drejtësi.
  • Preferohet të ketë përvojë pune me persona nga komuniteti rom, migrantët dhe refugjatët
  • Preferohet të ketë përvojë në zbatimin e projekteve humanitare të financuara nga donatorët ndërkombëtarë.
  • Preferohet eksperience pune në sektorin jo-qeveritarë.
  • Aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive me përfituesit e projektit, policinë, përfaqësues të qeverisë dhe partnerëve locale.
  • Të ketë njohuri kompjuterike.
  • Është e preferueshme të ketë patente makine të klasit B.

Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencë

  • Të dijë të punojë ne lidhje me cështjet  ligjore për dokumentacionin e regjistrimin civil
  • Aftësi të mira drejtuese dhe aftësi për të marrë iniciativa të reja.
  • Njohuri të shkëlqyera në gjuhen angleze (me gojë dhe me shkrim).
  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi & ndërveprimi.
  • Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup.
  • Të respektojë  gjatë punës parimet e doktrines sociale të Kishës Katolike.

Afati i pozicionit është për 6 muaj (me mundësi vazhdimi) dhe data e parashikuar e fillimit është 15 Mars, 2016.

 

Ju lutemi të paraqitni prane zyrave të Caritas Shqiptar ose dergoni me email ne adresën

caritasalbania@caritasalbania.org

 

• Letër Motivimi

• CV