Caritasi Shqiptar, në kuadër të programit rajonal NET-Age, organizoi ditën e enjte, 22 maj, seminarin e parë me organizatat vullnetare.
Qëllimi është fokusimi te shkëmbimi I informacionit mbi praktikat më të mira në ofrimin e shërbimeve për të moshuarit; angazhimi e organizatave vullnetare dhe vlerësimin e mundësive për bashkëpunim; dhe përpunimi i Planit Strategjik për bashkëpunimin në rrjet.
Pjesëmarrës në seminar ishin përfaqësues të Shoqatës për Integrimin e Pensionistëve të Shqipërisë”, Fondacionit Kenedi, dhe shoqatës Dimensioni Njerëzor. Zhvillimi i seminareve të tilla synon rritjen e nivelit te njohurive mbi rezultatet e zbatimit të projektit NET-Age, në adresimin e çeshtjeve mbi moshimin aktiv dhe mobilizimin e organizatave vullnetare, si dhe të fuqizohet bashkëpunimi brenda rrjetit të ofruesve të shërbimeve për të moshuarit, përmes hartimit të planit strategjik për bashkëpunim dhe ndërveprim.
Caritasi Shqiptar, beson se përmes bashkëpunimit dhe qasjes koherente në shërbimet mbështetëse për të moshuarit do të mund të krijohen mundësitë për moshim aktiv dhe përfshirje sociale.
Marre nga RTV SCANhttp://scan-tv.com/v/index.php/lajme/nga-vendi/7188.html