PROJEKTI: “JETË E ÇMUESHME – ÇMUESHME JETOJ”
Periudha e implementimit: Korrik 2008 – Korrik 2011
Qendrat e implementimit: Shkodër, Laç dhe Fushë – Krujë
Perfituesit: 60 Persona me aftësi të Kufizuara
Donatorët: Agjencia Austriake për Bashkëpunim dhe Zhvillim
Qëllimi: Përmirësimi i cilësisë së jetës së Personave me Aftësi të Kufizuara dhe familjarëve të tyre përmes rritjes së aksesit ndaj sherbimeve sociale dhe shendetesore si dhe lobimit per plotesimin e nevojave baze dhe mbeshtetjen e tyre.
Objektiva Specifikë:
Identifikimi i kushteve te jeteses dhe nevojave te Personave me aftësi te kufizuara dhe familjarëve të tyre.
Përmirësimi i shërbimeve sociale dhe shëndetësore ndaj PAK dhe familjarëve të tyre.
Fuqizimi i përgjegjësisë së komunitetit, strukturave qeveritare dhe jo qeveritare për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të PAK.
Integrimi i PAK dhe familjarëve të tyre në komunitet.
AKTIVITETET:
Publikimi i raport studimit “ Vëzhgim mbi gjëndjen dhe nevojat e PAK në qytetet Shkodër, Laç dhe Fushë-Krujë”.
Përmes raport studimit u mundësua të bëhej identifikimi i nivelit të implementimit të Strategjisë Kombëtare për personat me aftësi të kufizuara si dhe të mundësohej përcaktimi i rekomandimeve për ngritjen e plan veprimeve në nivel lokal për përmirësimin e kushteve të jetesës së PAK dhe familjarëve të tyre.
Përmes raport studimit u arrit të nxirrej në pah se megjithëse ka arritje në drejtim të përmirësimit e përafrimit të legjislacionit shqiptar me normat ndërkombëtare si dhe është hartuar një kuadër bashkëkohor politikash në këtë drejtim , efektet e zbatimit të tyre ende nuk kanë arritur tek personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre.
Ofrimi i asistencës sociale dhe shëndetësore pranë familjes së 60 PAK.
– Kujdes shëndetësor dhe social pranë familjes për 60 PAK të cilët përfitojnë nga sherbimi që ofrohet përmes tre ekipeve multidisiplinare në tre qytete : Shkodër, Laç dhe Fushë-Krujë.
– Ekipet multidisiplinare me përbërje (Koordinator rajonal, mjek, infermiere dhe punonjës sociale) ofrojne për secilin prej 60 përfituesve ekzaminim mjekësor, asistencë mjekësore dhe asistencë sociale. Përmes shërbimit multidisiplinar pranë familjes asistohen jo vetëm PAK por gjithashtu ofrohet mbështetje dhe asistencë e kualifikuar edhe për familjarët e tyre .
Trajnimi i 120 punonjësve të Kujdesit Shëndetësor Parësor dhe të Sektorit Socialë.
– Zhvillimi i programit formative përmes organizimit të trajnimeve në nivel kombëtar dhe rajonal për PKSHP dhe punonjësit e sektorit social dhe administratës lokale.
– Zhvillimi i 4 trajnimeve kombëtare me tematika të ndryshme që u mundësoi pjesmearrësve rritjen e njohurive dhe aftësimin e tyre për trajtimin dhe mbështetjen e PAK dhe familjarëve të tyre sipas modelit social-shëndetësor.
– Zhvilimi i 6 trajnimeve në nivel lokal në tre qëndrat e impelmentimit të projektit për Punonjësit e KSHP dhe punonjësit e administratës lokale.
Integrimi i PAK dhe familjarëve të tyre përmes nxitjes së strukturave të qeverisjes qëndrore dhe lokale për hartimin dhe implementimin e politikave sociale dhe shërbimeve integruese në komunitet.
Lobbying dhe advokaci për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.
Në kuadër të lobimit për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të PAK dhe familjarëve të tyre është ndërmarrë një fushatë sensibilizuese e konkretizuar përmes takimeve me kategori të ndryshme në nivel komunitar si dhe publikimit të Buletinit “Dimension 1”, periodike e pavarur e cila do të ndihmojë PAK dhe familjarët e tyre të njihen me legjislacionin në fuqi për PAK si dhe do të shërbejë per sensibilizimin e strukturave vendim – marrëse për mbështetjen dhe krijimin e hapësirave konkrete që duhet të ndërmerren për integrimin e PAK në komunitet.
Në qytetet Laç dhe Fushë-Krujë është mundësuar formimi i forumeve me përfaqësues të institucioneve vendore dhe familjare të PAK. Ngritja e këtyre forumeve do të shërbejë për sensibilizimin dhe mbështetjen e strukturave të qeverisjes vendore për hartimin dhe implementimin e politikave dhe buxhetimin e shërbimeve sociale për PAK në nivel komunitar.
PROJEKTI: “KUJDESI SHËNDETËSOR DHE SOCIAL PRANË FAMILJES PËR TË SËMURËT TERMINAL”
Periudha e implementimit: 2006 – 2009
Qëndrat e implementimit: Shkodër, Lezhë, Elbasan
Përfituesit:
Donator: Caritas Spanja
Qëllimi: Përmirësimi i cilësisë së jetës së të sëmurëve terminalë dhe familjarëve të tyre duke ofruar kujdes paliativ të aksesueshëm dhe mbështetës, të besueshëm dhe të kualifikuar me qellim përmirësimin e cilësise së jetës në komunitet.
Objektivat kryesor të këtij projekti janë:
– Ofrim i kujdesit paliativ mbështetës, të besueshëm, të aksesueshëm dhe të kualifikuar për pacientet terminal e familjet e tyre.
– Asistencë dhe shoqërim etik e afektiv për të sëmurët terminal gjatë dekursit të sëmundjes dhe vuajtjes së tyre duke pritur vdekjen në paqe të plotë shpirtërore.
– Asistencë familjarëvë të të sëmurëve terminal të cilët jetojnë në stres të vazhdueshëm psikologjik, social, ekonomik dhe shpirtëror të cilët ndodhen në momente të vështira. Asistence për familjarët edhe pas vdekjes, për të superuar dhimbjen nga vdekja e të afërmit të tyre.
– Trajnimi i personelit mjekësor dhe social të përfshirë në kujdesin paliativ, për paisjen e tyre me njohuritë, aftësitë dhe sjelljet e duhura për të ofruar kujdes paliativ cilësor ndaj pacientëve terminal.
– Rritje e ndërgjegjshmërise në komunitet në ofrimin e një ambienti sa me mbështetës që influencon në rritjen e rezultateve të kujdesit paliativ.
Puna është filluar në tre rajone të vendit, përkatësisht Lezha, Shkodra dhe Elbasani dhe këtë vit po mundohemi që këtë shërbim të ri ta shpërndajmë edhe në Jug, Shqipërine e mesme dhe Veri.
Një përpjekje e tillë për përhapje më të gjere te ketij sherbimi, vjen si rezultat i rritjes se numrit te pacienteve me semundje terminale dhe nga ana tjeter si rezultat i mungeses se shtrirjes se sherbimeve paliative ne te gjithe vendin.
Pika e forte e Caritasit Shqiptar, ne mbulimin me kure paliative, lidhet me rrjetin e gjere dhe me baze te forte qe Caritasi ka te shtrire dhe operativ ne te gjithe vendin.
Kura paliative e ofruar deri tani ka qene e fokusuar ne dy drejtime:
kujdesit te drejteperdrejte paliativ per pacientet terminale dhe mbeshtetje per familjaret e tyre
trajnim te vazhdueshem te personelit te perfshire ne kuren palliative (perfshire ketu personelin mjekesor dhe ate social)
Me konkretisht sipas qyteteve po ofrohet kujdes prane familjes per 150 paciente:
– Shkoder 44 paciente terminale me kancer
– Lezhe 61 paciente <<
– Elbasan 68 paciente <<
Per sa i perket personelit te trajnuar brenda harkut kohor 2006-2009 kemi:
-Shkoder 20 persona te trajnuar ne vit
– Lezhe 20 << <<
– Elbasan 20 << <<
Ekipet e kures paliative te Caritasit perbehen nga:
– Koordinatori/ja
– Mjeku
– 2 infermiere
– Punonjes social
– Punonjes shpirteror/holistik
Ekipi afron kuren paliative ne shtepite e pacienteve duke lehtesuar, komunikuar dhe mbeshtetur ne te njejten kohe edhe familjaret e pacienteve.
Per te ofruar nje sherbim paliativ sa me te efektshem, Caritas Shqiptar, e ka fokusuar punen ne drejtim te elementeve bazike te kujdesit paliativ:
1. Kuptimi i dimensionit fizik, psikologjik, shpirteror dhe praktik i dhenies se kujdesit.
2. Identifikimi dhe komunikimi i diagnozes dhe prognozes
3. Percaktimi i planit dhe qellimit te kures
4. Pershtatja e kujdesit ne kornizen e qellimit te kujdesit.
Grafik nr.1 Numri i pacienteve gjate viteve 2006 – 2009
Ne keet grafik eshte prezantuar numri i personelit mjeksor i trajnuar prane qendrave te projektit per vitet 2006-2008. per vitin 2009 nuk jane zhvilluar trajnime personeli pasi financimet nga ana e donatorit kane qene ne zbritje .
PROJEKTI: “OBSERVATORI I VARFERISE”
Periudha e implementimit: 2009 – 2010
Qendrat e implementimit: Dioqezen e Shkodres, Sapes, Lezhes, Tirane-Durresit dhe Jug-ut.
Perfituesit:
Donator: Caritas Italian dhe Caritas St.Pölten
Qellimi:. Projekti lind nga percaktimi i nevojave emergjente ne shoqerine Shqiptare. Fenomeni i migrimit te brendshem dhe te jashtem ka hapur dy kapituj te medhenj ne realitetin shoqeror te vendit. Te luftohet me çdo menyre degradimi shoqeror qe rrjedh nga varferia ekstreme, burim i vuajtjes dhe degradimit human.
Duhet te arrihet objektivi duke aktivizuar nje iniciative me periudhe te gjate per te monitoruar ne menyre te vazhdueshme situaten e varferise ne vend, ne menyre qe te lehtesojne adoptimin e iniciativave pastorale dhe te solidaritetit duke u nenvizuar me “vepra-shenje” nga ana e Caritas-it dhe ne emer te Kishes Shqiptare.
Objektivat kryesor te ketij projekti jane:
Te luftohet me çdo menyre degradimi shoqeror qe rrjedh nga varferia ekstreme, burim i vuajtjes dhe degradimit njerezor.
Objektivat specifike.
1. Identifikimi dhe konsolidimi i pikave te mbledhjes se te dhenave dhe parametrave per kushtet shoqerore ne zona specifike te vendit;
2. Monitorimi i realiteteve shoqerore nepermjet realizimit te te dhenave ne menyre homogjene ne nje “Database”;
3. Formimi i nje grupi operatoresh te cilet do mbledhin te dhenat, parametrat, kushtet shoqerore ne zonat specifike nen profilin e statistikave;
4. Vendosja e nje metode shkembimi te rregullt opinionesh, komentesh dhe propozimesh ndermjet operatoreve per nje vete promovim te secilit per optimizimin e nje mekanizmi analize;
5. Krijimi, nese eshte e mundur ne nivel dioqezan, famulltar, lokal, i iniciativave apo ndermarrjeve te solidaritetit ne favor te te varferve, duke perfshire pjesemarrjen ne iniciativa te vete ndihmes ne komunitetet lokale;
6. Shpalosja e rezultateve te mbledhjes se te dhenave nepermjet publikimeve te statistikave me qellim informimin e opinionit publik ne nivel lokal dhe kombetar;
7. Vendosja e projekt propozimeve per nderhyrje per te arritur “mbledhjen e fondeve” ne ndihme te aktivitetetve dhe ne ndihme te te varferve sic eshte treguar ne piken 5.
Gjate muajve mars-prill 2010 do te behet prezantimi i raport – studimit te pare te mirefillte mbi varferine ne Shqiperi nga Caritas Shqiptar.
Aktivitetet
(aktivitetei i pare dhe i dyte po zhvillohen aktualisht)
1) Prezantimi i idese se projektit gjate konferences se mbajtur ne daten 24 Mars 2009 “Periferite e qyteteve te medha – Afrime pastorale prane varferive te reja”. Nje ide e tille eshte pritur me interes dhe vleresim nga e gjithe Kisha Shqiptare.
2) Cikli i pare i trajnimeve per operatoret dioqezane dhe per pergjegjesit e aktiviteteve ne nivel famullitar, (tre trajnime, ne datat 23 mars, 13 maj dhe 18 qershor 2009). Ne kete cikel te pare te trajnimeve eshte identifikuar nje strukture paresore qe do te marre pjese ne fazen e testimit (e shpjeguar me poshte) dhe ne pergatitjen e nje formulari te pare per mbledhjen e te dhenave, i cili do te perdoret gjate fazave te testimit.
3) Faza e testimit. Para fillimit te mbledhjes se vertete te te dhenave, ku do te perfshihet nje numer sa me i madh i realiteteve famullitare/qendra degjimi/qendra shendetesore etj, parashikohet nje faze e pare testimi, pas te ciles do filloje mbledhja e vertete e te dhenave. Faza e testimit ka nje jetegjatesi prej 3 muajsh dhe fillon qe gjate ciklit te pare te trajnimit. Behet fjale per nje periudhe, gjate te ciles do te behet nje mbledhje e pare te dhenash vetem ne disa pika dhe do te sherbeje per te testuar menyren e plotesimit se formularit dhe te metodes per mbledhjen e te dhenave. Ne baze te pjesemarresve dhe ne baze te kerkesave per te bere testin ne secilen dioqeze dhe ne tipe te ndryshme realiteti, eshte zgjedhur te veprohet nepermjet nje operatori te Caritas-it Dioqezan, i cili do te jete pergjegjes per mbledhjen dhe hedhjen ne sistem te te dhenave te mbledhura ne pikat e mbledhjes se te dhenave te ciles i takon (nga 2 ne 4 ne baze te madhesise se dioqezes). Veprohet ne kete menyre:
a) nje testim i pare i formularit te propozuar ne date 13 maj per 2 jave (nga 1 deri ne 14 qershor). Kjo do te sherbeje per te kuptuar nese ka probleme ne shkrimin e formularit, qartesi per pyetjet dhe kompletimi i pyetesorit.
b) ne takimin e dates 18 qershor, secili pjesemarres qe e ka eksperiemtuar formularin do te sjelle ne formim feedback-un e eksperiences se tij ne mbledhjen e te dhenave dhe komentet/propozimet e tij per modifikimin e formularit. Keshtu do te formohet formulari perfundimtar.
c) do te vihen ne dispozicion edhe dy jave te tjera mbledhje te dhenash me formularin e ri. Kjo sherben per te testuar strukturen dhe administrimin e mbledhjes se te dhenave.
d) te dhenat e mbledhura pas dy javesh do te regjistrohen ne nje database dhe do te perpunohen. Kjo faze eshte e rendesishme per te kuptuar, me ndihmen e eksperteve, si te ndertojme nje database per kete rast (ad hoc), si ti regjistrojme te dhenat ne database dhe kush jane elementet qe do te perdoren per perpunimin statistikor. Me formularin perfundimtar, te dhenat e mbledhura ne pikat e mbledhjes se te dhenave do te bashkohen fale punes se operatorit dioqezan ne Caritas-in Dioqezan ku do jene te arkivuara dhe te regjistruara. Te dhenat me pas do te dergohen nga dioqezat ne Caritas-in Kombetar, ku do te perpunohen statistikisht te gjitha bashke ne nivel kombetar.
Ne kete pike formulari qe do te perdoret, struktura per mbledhjen e te dhenave, database dhe menyra e mbledhjes do te identifikohen ne menyre definitive dhe te eksperimentuar me pare.
Kjo do te lejoje te kalohet ne fazen e dyte, qe eshte zgjerimi ne realitete te tjera famullitare/qendra degjimi/qendra shendetesore etj., ku do te behen trajnime per observatorin e tyre dhe mbledhje e vertete te dhenash.
4) Trajnimi per pergjegjesit dioqezane dhe operatoret e Caritas-it Kombetar, per menyren e perdorimit te dabase dhe per perpunimin e te dhenave te mbledhura.
5) Trajnimi ne dioqeza. Do te procedohet me trajnime ne çdo dioqeze mbi observatorin e varferise dhe burimet. Ne kete menyre te gjitha realitetet famullitare/qendra degjimi/qendra shendetesore etj. mund te jene te informuara per metodologjine e perdorur dhe per formularet qe duhet te perdorin. Behet fjale per nje cikel me dy kurse formimi brenda nje dite per çdo dioqeze.
Gjate dites se pare do te paraqiten: projekti i observatorit ne teresine e tij, metodologjia, formulari, database. Dita e dyte do te perqendrohet ne aspektet organizative dhe logjistike te mbledhjes se te dhenave.
6) Fillimi i mbledhjes se te dhenave. Pas formimit ne dioqeza me instrumentat e testuara dhe te modifikuara do te filloje mbledhja e te dhenave. Do te ndiqet gjithmone e njejta procedure e mbledhjes ne realitetet famullitare/qendra degjimi/qendra shendetesore etj. ne Caritas-et Dioqezane dhe prej aty do te kalojne ne Caritas-in Kombetar. Mbledhja e te dhenave do te zgjase 6 jave.
7) Perpunimi i te dhenave dhe publikimi i raportit te pare per varferine ne Shqiperi.
Projekti i Kujdesit Shendetesor Paresor
Periudha e implementimit: 2006-2009
Qendrat e implementimit:
Perfituesit: 5300 persona ne vit
Donator: Caritas Spanja
Qellimi:
Synimi i ketij projekti eshte te mbeshtese dhe te lehtesoje kujdesin shendetsor paresore per komunitetin me nje kualiteti te larte;vecanerisht per njerezit qe jetojne ne vendet e margjinalizuara dhe ti bej njerezit te kuptojne rolin e tyre ne ruajtjen e shendetit te tyre(te ndergjegjesohen ne rolin qe secili ka per mbrojtjen e shendetit te tij). Ky projekt synon te garantoje qe pacientet te marrin kujdes shendetsore te aksesueshem, efektiv, te besueshem, te vazhdueshem dhe mbeshtetes (permes qendrave shendetsore te kordinuar nga Caritasi Shqiptar) ne nje mjedis ku shoqeria ka nje menyre jetese te shendetshme.
Objektivat Specifike:
Ofrimi i sherbimit shendetesor paresor te aksesueshem, efikas, te besueshem te vazhdueshem dhe mbeshtetes ne nivel komunitar.
Permiresimi i cilsise se jetes ne komunitet permes fuqizimit dhe sensibilizimit per te drejatt e pacienteve per sherbim shendetesor sipas standarteve.
Aftesimi i personave per te fituar kontroll ndaj gjendjes shendetesore sociale dhe politike qe influencojne ne shendetin e tyre.
AKTIVITETET:
1 – Trajnim te stafit mjekesor,paramjeksor,social dhe vullnetar qe vepron permes koordinimit te qendrave shendetsore te Caritas-it Shqiptar.
2 – Trainim te komunitetit ne pasojat negative te perdorimit te droges,alkoolit dhe duhanit,mungesa e aktivitetit,ndotjet dhe dietat
Fushat kryesore te fokusuara ne edukimin e komunitetit per 2009 jane,duhanpirja,alkooli,droga,ndotja,dietat shendetsore dhe pasiviteti, edukimi seksual,shendeti i femijeve dhe nenave,depresioni,semundjet kronike etj.
Aktiviteti i edukimit shendetesor eshte pare si esenciale gjate impelmentimit te projektit. Ai eshte duke u zhvilluar perms edukimit ne komunitet,bazuar ne nevojat shendetesore.Temat u perqendruan ne:
Depresioni dhe ankthi, duke u perpjekur per te parandaluar problemet e shkaktuara nga depresioni- 4 mini-projekte
Kujdesi matern dhe edukimi seksual- 2 miniprojekte.
Edukimi shendetesor per vajzat e reja dhe studentet-2 mini-projekte.
Informacion drejtuar vajzave dhe djemve adoleshente ne rrezik,lidhur me perdorimin e droges,alkolit,duhanpirjes – 6 mini projekte.
Informacion mbi semundje te ndryshme kronike si diabeti,presioni i larte i gjakut,astma – 2 miniprojekte.
Njerezit qe jane duke perfituar nga keto programe te trainimeve i perkasin grupmoshave te ndryshme(femije,adoleshente,prinder etj) duke i bere projektet me interesant per shkak te numrit te madh te pjesmarresve dhe background-it te tyre te ndryshem.
3 – Kujdes Shendetesor direkt ndaj komunitetit
19 ambulanca dhe 16 infermieri po ofrojne kujdes shendetesor komunitetit ne vendet ku ne jemi vendosur,ne te gjitha rastet e kujdesit shendetsor paresor.Keto qendra shendetesore jane te vendosura ne dioqezen e Sapes,Shkodres,Rreshenit,Lezhes,Tirane-Durres dhe Jug.
Grafik 1: Perqindjet e vizitave shendetesore ne te gjithe dioqezen.
Nga ajo qe shihet ne grafik verejme qe dioqeza e Reshenit dhe e Jugut kane nje numer te madh vizitash ne krahasim me dioqezat e tjera.lokalizimi i ketyre dioqezave tregon faktin qe vemendja e qeverise ne kujdesin shendetesor eshte fokusuar ne qendren e Shqiperise,duke e lene ne kete menyre pjesen tjeter te vendit pa ndonje arritje ne kujdesin shendetesor.(kjo eshte me akute ne zonat e largeta ku jetojne njerezit e varfer).
Qendrat shendetsore te Caritasit jane duke punuar shume per te permiresuar kujdesin shendetsor ne zonat e margjinalizuara.Eshte shume e rendesishme qe Sektori Shendetsor i Caritasit Kombetar te vazhdoje te inkurajoje dhe te mbeshtese keto qendra pergjate levizjes drejt ndryshimit si dhe perpjekjeve per te siguruar permisimin e shendetit publik dhe te jene ne gjendje qe ne menyre etike t’i pergjigjen nevojave te shendetit te popullit.
Grafik 2: Perqindjet e vizitave shendetesore ne qendra shendetsore/shtepi
Kujdesi shendetesor eshte ofruar se bashku me qendrat shendetesore te Caritasit dhe ne shtepi ne te gjitha rastet ku ishte e pamundur per pacientin te levizte nga shtepia per shkak te moshes ose te semundjeve serioze te tyre.Kjo vlen me shume per kujdesin shendetesor terminal te ofruar nga personeli yne shendetesor ne tre rrethe te Shqiperise:Shkodra,Lezha dhe Elbasani.Te gjithe ketyre pacienteve i eshte dhene kujdes dhe pergjigje per
cdo nevoje ,vecanerisht femijeve,te moshuarve,pacienteve ne situata te renda ose ne fund te jetes se tyre
Grafik 3. Perdorimi i qendrave shendetesore te Caritas-it Shqiptar
Nga grafiku verehet se numri i vizitave ne qendrat shendetesore te Caritas-it Shqiptar ne qytet eshte me i madh se ne zonat rurale.
Qendrat tona shendetesore vazhdojne te tregojne praktikat me te mira ne kujdesin shendetesor,vecanerisht ne ato zona ku klinikat shteterore nuk jane efikase.
Gjate 2009-es aktivitetet kryesore te qendres shendetesore te Caritasit kane perfshire kujdesin shendetesor te komunitetit,duke bere te mundur qe te gjithe njerezit ne rajon te marrin praktiken me te mire te kujdesit shendetsor dhe ne te njejten kohe vazhdimin e trajnimit te komunitetit dhe advokimin.
Eshte e rendesishme te nenvizojme faktin,qe personeli shendetesor eshte laik edhe fetar.Ajo cfare eshte me e rendesishme,eshte qe ne vendet ku nuk ka sherbim shendetsor shteteror apo ku sherbimi eshte i varfer dhe i papershtatshem,Caritasi eshte aty.Oraret e hapjes dhe mbylljes jane te pershtatshme per ti dhene kujdes shendetsor komunitetit.Per raste emergjencash qendrat tona jane te hapura 24 ore.
Personeli shendetsor i Caritasit eshte atje per te ofruar me te miren e tij ne permiresimin e cilesise se kujdesit shendetesor cdo dite.