STRATEGJIA E SEKTORIT SHENDETESOR, CARITAS SHQIPTAR

1. Vazhdimi i procesit të përmirësimit të cilësisë së jetës në qëndrat shëndetësore në Shqipëri.
2. Rritja e aksesit publik ndaj shërbimit shëndetësor parësor, duke përfshirë qëndrat shtetërore ekzistuese.
3. Konsolidimi i sistemit koordinues në Sektorin Shëndetësor të Caritas

1. Vazhdimi i procesit të përmirësimit të cilësisë së jetës në qëndrat shëndetësore në Shqipëri nëpërmjet:

  Trajnime të vazhdueshme të personelit mjeksor në Qëndrat Shëndetësore të Caritas Shqiptar.
  Trajnime të vazhdueshme të komunitetit, të fokusuara në rolin e rëndësishëm të komunitetit në përmirësimin e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve. 
  Dhënia e shëmbujve etik nëpërmjet punës së palodhshme dhe motivuese të personelit religjoz nëpër spitale dhe qëndra shëndetësore në gjithë Shqipërinë.
  Ofrimi i shërbimit shëndetësor pas përfundimit të orarit të punës së qëndrave shëndetësore shtetërore, duke mbuluar shëndetin e komunitetit dhe duke evituar nje shërbim te dyfishtë. 
  Shtrirja dhe forcimi i rrjetit të kontakteve dhe bashkëpunëtorëve me Ministrinë e Shëndetësisë, autoritet lokale dhe organizata të tjera të përfshira në shërbimin shëndetësorë.

2. Rritja e aksesit publik ndaj shërbimit shëndetësor parësor, duke përfshirë qëndrat shtetërore ekzistuese.

  Kujdës shëndetësor për të sëmurët terminale
  Riorganizim i qëndrave shëndetësore të Caritas Shqiptar, duke u fokusuar në zhvillimin e qëndrave dëgjimore dhe duke ju dhënë atyre një drejtim të ri për sa i përket shëndetit mendorë etj.
  Ndihmë për familjet e pacientëve me probleme shëndetësore akute dhe kronike nëpërmjet dëgjim-këshillimit. 
  Kujdes për femijët në rrezik.

3. Konsolidimi i sistemit koordinues në Sektorin Shëndetësor të Caritas

  Përfshirja në vendim-mrraje dhe ndarja e përgjegjësive
  Trajnime në menaxhim shëndetësor për koordinatoret shëndetësore në dioqezat përkatëse.