TAKIMI I SEECEG ME KRYEMINISTRIN E SHQIPERISE

Grupi i emergjencave të Caritase-ve të Europës Juglindore u mblodh ne Tiranë pranë Caritas Shqiptar për të diskutuar për përballjen e emergjencave në rajon dhe për reduktimin e riskut nga katastrofat.
Në këtë kuadër ky grup pati edhe një takim me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë SH.T z. Sali BERISHA.


Në takimin me Kryeministrin merrnin pjesë donatorë dhe përfaqësues nga  Caritas Europa, Caritas Gjermani, Carita Rumani, Caritas Bullgari, Caritas Kosovë, Caritas Turqi si dhe koordinatorja emergjencave  së bashku me drejtorin e Caritas Shqipëri Dr. Albert P. NIKOLLA.
Duke falenderuar Kryeministrin për pritjen, grupi i emergjencave shprehu vlerësimin për kontributin e Qeverisë Shqiptare në krijimin e një klime mbështetje e bashkëpunimi me Caritas Shqiptar. Më pas përfaqësuesit e Caritas Europa njoftuan Kryeministrin Berisha për organizimin e rrjetit të tyre në rajonin e Ballkanit dhe për objektivat e kësaj organizate në favor të përballimit të rreziqeve dhe shtresave në nevojë.


“20 vjet të Caritas-it në Shqipëri përbëjnë një ndihmë të çmuar për popullin Shqiptar – u shpreh Kryeministri Berisha. Organizata juaj ka qenë përkrah qytetarëve shqiptarë, grupeve shoqërore në nevoje në të gjitha situatat si dhe në momente fatkeqësish natyrore, sikurse ishte rasti i përmbytjeve në Rrethin e Shkodrës. Për këtë ju jemi mirënjohës.”


“Qeveria shqiptare,- vijoi Kryeministri, – e vlerëson si hap të rëndësishëm krijimin e rrjetit europian për rajonin tonë dhe këndvështrimin që ajo synon në menaxhimin e risqeve. Kjo iniciativë do të ketë mbështetjen dhe mirëkuptimin e Qeverisë Shqiptare. Shqipëria tashmë është një vend i stabilizuar dhe i kushton vëmendje solidaritetit qytetar, si dhe bashkëpunimit midis shoqërisë civile, komunitetit me qeverinë qëndrore e vendore. Këto relacione tashmë janë të garantuara e institucionalizuara me fonde dhe ligj të vecantë. Në programin e Qeverisë Shqiptare do të gjeni gjithmonë një partner të gatshëm për bashkëpunim”, përfundoi z. Berisha.