HOTEL TIRANA INTERNATIONAL
SALLA ABRET
ORA 9.30-14.00
Qëllimi i kësaj Tryeze të Rrumbullakët është ndërgjegjësimi i shoqërisë dhe strukturave përgjegjëse për integrimin e personave me aftësi të kufizuara.
Në këtë eveniment do të marrin pjesë titullarë të institucioneve shtetërore si: Z.Spiro Ksera, Ministër i MPÇSSHB; Z.Mihal Naco, Drejtor i SHSSH; Z.Tritan Shehu,Kryetar i Komisionit Parlamentar për ÇSSHB dhe Shëndetësisë.
Gjithashtu në këtë eveniment do të marrë pjesë edhe një delegacion austriak, i kryesuar nga Dr.Briggite Tegl, Eksperte e Shërbimeve Sociale për PAK; Znj.Magdalena Niklas, Koordinatore për Implementimin e Projekteve në Europën Juglindore.
Në këtë takim do të marrin pjesë edhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.
Tiranë më, 8.10.2009