Titulli i projektit: Bashkë të ndryshojmë jetët tona
Financues: Secourse Catholique – Caritas France
Kohëzgjatja e Studimit: Maj 2017 – Prill 2018
1. Background
Caritas Shqiptar është një institucion i themeluar nga Konferenca Ipeshkvnore Katolike Shqiptare, që ka si fokus kryesor varfërinë, urinë dhe të metat e tjera sociale në Shqipëri.
Caritas Shqiptar ka qenë e angazhuar në zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve emergjente e sociale, që nga viti 1993, me sfond profesional në menaxhimin e pjesëmarrjes së komunitetit dhe rehabilitimit social. Projektet janë zhvilluar dhe zbatuar në nivel lokal dhe kombëtar.
Caritas-i Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara.
Caritas-i Shqiptar, manaxhon, zhvillon dhe ndërton institucione sociale dhe nisma si shkolla, qendra shëndetësore, spitale, rrugë, ura, sisteme të furnizimit me ujë, strehëza, shkolla dhe qendra sociale për fëmijë, të rinj, dhe grupe në nevojë, siç janë fëmijët romë, familje me fëmijë të sëmurë apo femra të trafikuara. Përmes trajnimit dhe zhvillimit të individëve në sektorin publik dhe vullnetar, Caritas-i siguron përmirësime afatgjata dhe të qëndrueshme në cilësinë e jetës së shqiptarëve.
Projekti “ Bashkë të ndryshojmë jetët tona” do të implementohet përgjatë viteve 2017-2019 dhe përfituesit e drejtpërdrejtë do të jenë të miturit e I.M.Kavajë dhe gratë e dënuara të cilat vuajnë dënimin prane I.E.V.P Ali Demi. Ky projekt financohet nga Secourse Catholique Caritas France.
Objektivi i përgjithshëm:
Gratë dhe të miturit kanë përmirësuar jetën e tyre, dhe përgatiten për të dalë në mënyrë të përgjegjshme.
Objektivat specifik:
- Gratë dhe minorët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e jetës psiko-social dhe e kanë përmirësuar atë.
- Gratë dhe minorët përgatiten për dalje
- Fuqizimi i rrjetit dhe partnerëve në ofrimin e shërbimeve të ndryshme
- Kapitalizimi dhe ndarja e praktikave
Përfitues direkt:
- 165 gra të dënuara.
- 70 minor në Institutin e Kavajës.
Përfitues indirektë:
- Familjet e kategorive të mësipërme.
- Personeli i burgjeve.
- Personeli i Institutit të të Miturve
- Personeli i Drejtorisë së Shërbimit të Provës
- Autoritetet lokale; që do të jenë të përfshirë në aktivitete të ndryshme të organizuara nga projekti.
- OJQ-të
2. Qëllimi i studimit:
Ky studim do të kryhet në bashkëpunim me ekspertët që do të hartojnë një studim shkencor rreth faktorëve dhe kushteve familjare të të miturve. Studimi do të shtrihet tek të miturit me liri të kufizuar dhe atyre që janë në shërbimin e provës. Kështu që, do të ketë dy qasje mbi mbledhjen e informacionit. Caritas Albania, i mëshon analizës së situatës si pikë kyçe, me qëllim që të përgatisë aksionet e advokacisë dhe për të kontribuar në hartimin e strategjive me Drejtoritë Kombëtare të fushës.
3. Fokusi i studimit / çështjet kyç:
Në këtë studim do te jenë të përfshirë : Caritas Shqiptar, Drejtoria e Shërbimit të provës dhe Instituti i të Miturve Kavajë.
Fokusi kryesor i studimit do të jenë çështje si më poshtë:
- Tipologjia e minorit në konflikt me ligjin. Sjellja konfliktuale me ligjin.
- Karakteristikat sociale, ekonomike dhe kulturore të familjes së minorit në konflikt me ligjin.
- Background i edukimit të minoreve në konflikt me ligjin.
- Veprat kryesore të kryera nga minorët.
- Shkaqet e kryerjes së veprave.
- Recidivizmi : shkak apo pasojë?
4. Metodologjia dhe struktura e studimit
Metodologjia e studimit do të hartohet nga ekspertet të udhëhequr nga Caritas Shqiptar.
Ky studim nuk është i formatuar nga drejtuesit e projektit pasi është menduar që të përdoret një përqasje pjesëmarrëse e të katër aktorëve kryesor:
- Caritas Shqiptar
- Drejtoria e Shërbimit të Provës
- Instituti i Minorëve
- Ekspertët
Të katër aktorët do të bashkëpunojnë për të strukturuar në mënyrën më efektive studimin dhe për t’u dhënë përgjigje çështjeve të ngritura. Studimi do të këtë sigurisht përdorim si të metodave cilësore dhe atyre sasiore të kërkimit.
5. PROCEDURA
Procedura e ndjekur do të jetë:
- Organizimi i tenderit për ekspertët e fushës.
- 3 Ekspertët e përzgjedhur do të kenë kohë për të përgatitur draftin e parë të strukturës së studimit.
- Të katër aktorët do të dakordojnë për strukturën dhe metodologjinë e propozuar nga ekspertët.
- Mbledhja e të dhënave.
- Prezantimi i draft raportit të studimit.
- Konsultimi.
- Raporti final
6. SKEMA PARAPRAKE E AKTIVITETEVE
2017 |
2018 |
|||||||
Aktivitetet |
Prill |
Maj – Qershor |
Korrik – Shtator |
Tetor – Dhjetor | Dhjetor | Janar | Shkurt | Mars |
Procedurat e tenderit | ||||||||
Përgatitja e Stukturës dhe metodologjisë së Studimit | ||||||||
Konsultim me Partnerët për strukturën | ||||||||
Mbledhja e të dhënave | ||||||||
Analizë e të dhënave | ||||||||
Draft raporti | ||||||||
Përkthimi në Gjuhën Angleze | ||||||||
Publikimi i raportit studimor | ||||||||
Tavolinë e rrumbullakët |
7. KRITERET PËR EKSPERTËT
– Të ketë të paktën Master në Shkenca Sociale ose Jurisprudencë
– Të ketë të paktën 2 vjet experiencë në fushën e kërkimit shkencore, Publikim i studimeve të ndryshme është avantazh.
– Të ketë experiencë pune në ekipe studimore.
– Njohje e gjuhëve të huaja
– Të jetë qytetar Shqiptar.
8. KOHËZGJATJA E KONTRATËS
Kontrata e shërbimit me ekspertët do te jetë në shtrirje kohore: Maj 2017 – Prill 2018.
Personat e Interesuar duhet te paraqesin:
– CV
– Ofertën e tyre
– Metododologjinë e propozuar.
– Ekstraktin e një studim të realizuar personalisht ose në ekip.
– Dy referenca
9. AFATI I DORËZIMIT
Dokumentat e kërkuara duhet të paraqiten deri në 25 Prill 2017 ora 16:00
Adresa: Caritas Shqiptar, Rruga “Don Bosko”, Nr.4, Tiranë
Tel: +355 42230088; Fax: +355 42234327; Mob: +355 682024596
Email: caritasalbania@caritasalbania.org