Projekti: Të jesh aktiv – pa Barriera”, nr.kontrate 8108-07/2014

Donatorë: Agjencia Austriake e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Caritas Austria.

Caritas-i Shqiptar shpall thirrjen për aplikime për kompanitë e liçensuara të auditimit, të njohura dhe anëtare të grupeve ndërkombëtare të auditimit, për të kryer auditin e projektit.

Aplikimet do t’i paraqiten Caritas-it Austriak për vlerësim, ndaj dosja me dokumentet shoqëruese të kompanisë duhet të jetë në gjuhën angleze. Kompania fituese, do të nënshkruajë kontratën e shërbimit me Caritas-in Austriak.

Caritas-i Austriak do të përpilojë termat e referencës për auditimin e projektit.

Auditimi i projektit do të ndjekë fazat si më poshtë vijojnë:

  • Caritas-i Shqiptar, përgatit raportin financiar për kompaninë e auditimit duke përfshirë listën e shpenzimeve.

  • Kompania e auditit kontrollon dhe konfirmon listën e shpenzimeve (duke përfshirë shpenzimet finale). Në periudhën pasuese të raportimit, kompania e auditimit duhet të punojë me listën e mëparshme të shpenzimeve duke i shtuar periudhën e re të raportimit.

  • Draft raporti i auditimit të projektit i dërgohet Caritas-it Austriak.

  • Pas aprovimit, Caritas-i Shqiptar finalizon raportin financiar.

  • Caritas-i Austriak i dërgon dokumentat Agjencisë Austriake të Bashkëpunimit për Zhvillim.

Tabela e dorëzimit të raporteve të auditit

Raporti i auditit

Periudha e raportimit

Dorëzimi te Agjencia Austriake e Bashkëpunimit për Zhvillim ADC

Audit 1

01.09.2014 – 31.8.2015

31.10.2015

Audit 2

01.09.2015 – 31.8.2016

31.10.2016

Audit 3

01.09.2016 – 31.8.2017

31.10.2017

Pagesa për kryerjen e 3 auditeve të projektit sipas periudhave të paraqitura në tabelën e mësipërme, është në vlerën 7 000.00 Euro duke përfshirë të gjitha shpenzimet. Granti i projektit është 305 000.00 Euro

Caritas-i Shqiptar, do të mirëpresë aplikimet që do të dërgohen në adresën zyrtare caritasalbania@caritas.icc-al.org, brenda datës 30/06/2015, ora 16:00.