UPDATE 26.02.2012

                                  Emergjenca Bora

Situata e rëndë e borës dhe temperaturat e ulta janë drejt përmirësimit. Gjate javës së fundit ka pasur rritje të temperaturave dhe si rezultat, shkrirje të dëborës. Megjithate ka përsëri komuna të bllokuara nga bora. Disa prej komunave ende të bllokuara nga dëbora janë:
– Komuna Shalë, 
– Komuna Shosh
– Komuna Iballë dhe Fierzë në qarkun e Shkodrës,
– Komuna Kalis, Lekbibaj dhe Arren në qarkun e Kukësit. 
– Në Dukagjin jane ende 4 komuna të bllokuara
Më 25 Shkurt situata është raportuar sërish problematike në një pjesë të zonave veriore ku ka rifilluar dëbora. 
Komitetet e emergjencave dhe drejtuesit lokal vazhdojnë punën për zhbllokimin e rrugëve të cilat ndihmojnë komunat të dalin nga izolimi. Por jo të gjitha akset janë zhbllokuar. Disa prej akseve problematike janë:
 – Akset Ujë i Ftohtë
 – Qafë Shllak ne Pukë dhe Mzi-Fierzë
 – Akset Qafë Mali-Kukës dhe Qafë Mali-Fierzë janë të izoluara gjithashtu
– Tamarë-Vermosh ende i bllokuar nga bora.  
Në qytetin e Kukësit shkollat kanë rifilluar procesin mësimor pas dy javë ndërprerje për shkak të dëborës. Por nuk ka ndodhur e njëjta gjë dhe për disa nga komunat pasi bora vazhdon ende dhe në këtë mënyrë nxënësit e kanë të pamundur të shkojnë në shkollë.

Ndërhyrja  e Caritas-it

             
Caritas-i Shqiptar ka dhënë kontributin e vet duke shpërndarë pakot ushqimore, si dhe vecanërisht  miell ne disa prej zonave me problematike.

Në Dioqezen SAPA janë dërguar: 140 pako ushqimore, 350 thase miell, 600 lt vaj. 
Në Dioqezen Shkodër – Pult janë dërguar: 150 pako ushqimore, 120 thase miell.
Në Dioqezen Rrëshen janë dërguar: 145 pako ushqimore, 25 thasë miell.

Në datën 22 Mars Caritasi me lehtësimin e situatës ka filluar shpërndarjen edhe të sasisë së batanijeve për një numër familjesh në situatë më të vështire ekonomike. Ndërkohë një pjesë e ekipit te emergjences ka filluar vlerësimin e situatës në zonat e prekura dhe dëmtimet kryesore të raportuara nga banoret për të qenë sa më pranë tyre dhe për të pregatitur propozimin për projektin e fazës së dytë.

http://www.youtube.com/watch?v=-4ofnA7Ywm4

{youtube}MM2-NoTDt-A{/youtube}

{youtube}d3f4bz-AgJ4{/youtube}