UPDATE 5 Janar 2011
Ne ditet e fundit te muajit Dhjetor 2010 Caritas Shqiptar Shperndau ne zonat e prekuara nga permbytjet paketat e ushqimit, pastrimit dhe shtrojeve. Permbajtja e ketyre pakove u be e mundur nga ndihma e Qeverise Gjermane dhe Cordaid.
Shperndarja u be sipas zonave te meposhtme:
Data 28 Dhjetor 2010 – Obot
Data 28 Dhjetor 2010 – Berdice e Siperme
Data 29 Dhjetor 2010 – Bashkia Lezhe
Data 29 Dhjetor 2010 – Bashkia Fushe- Kruje
Data 30 Dhjetor 2010 – Dajç
Pakot e ushqimit permbanin miell, vaj, oriz, sheqer, makarona, konserva mishi dhe peshku. Pakot e pastrimit perbeheshin nga materiale te ndryshme (detergjente, dizinfektues dhe te tjera materiale sanitare ) qe do ti sherbejne banoreve te ketyre zonave per pastrimin e shtepive tani qe uji eshte terhequr. Ndersa ne pako te tjera ishin perfshire batanije,çarçafe e jasteke ne sasi te konsiderueshme per te permbushur nevojat fillestare te familjeve te rikthyera ne banesat e tyre ku uji i ka demtuar gjithcka.
Ne shperndarjen e ketyre materialeve moren pjese nje numer i madh vullnetaresh te cilet ndihmuan ne shperndarjen e ketyre pakove te familjet e demtuara. Gjithashtu gjate shperndarjes se ketyre pakove ne Dajc ishte i pranishem edhe perfaqesuesi i Ambasades Gjermane ne Shqiperi. Ne date 30 Dhjetor 2010, mberriti prane Caritas Shqiptar ndihma nga Caritas Polonia per familjet e permbytura. Kjo ndihme konsiston kryesisht ne produkte ushqimore dhe batanije. Ne ditet ne vazhdim do te behet shperndarja te familjet me ne nevoje ne zonat e prekura.
Dr. Albert P. Nikolla
Drejtori i Caritas Shqiptar