Aktivitetet më të fundit

Sektori Social

Salla e Pritjes – Burgu Shënkoll 13. 01. 2011

Sektori Social që prej pothuajse një viti zhvillon aktivitete në Burgun e Shënkollit.  Me ndihmën e Secourse Catolique dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Burgjeve, vitin e shkuar Caritas-  Shqiptar ndërtoi pranë Burgut Shënkoll një Sallë Pritjeje, një hapësirë e strukturuar për mirëpritjen e fëmijëve dhe familjeve që vijnë për të vizituar të afërmit e tyre të dënuar Kjo sallë është një pike lidhjeje mes familjarëve dhe të dënuarit. Qëllimi i ndërtimit të kësaj salle ishte largimi i paragjykimeve për familjarët e të dënuarve që prisnin në rrugë apo pas telave të rrethimit të burgut si dhe trajtimi i tyre në një mënyrë më dinjitoze. Lexo më shumë…

–  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –  –  –  –  –  –  –  –

Takimi i PSM-së në Sarajevë, 14-16 dhjetor 2011

Në kuadër të programit PSM (Parish Social Ministry) nga data 14 -16 dhjetor 2011 në Sarajevë u zhvillua trajnimi i dytë mbi Observatorin ‘Observimi i nevojave të territorit: qasjet, instrumentat dhe metodologjitë’. Në këtë takim mori pjesë edhe një grup përfaqësues nga Sektori Social i Caritas-it Shqiptar së bashku me 8 Caritas-e të tjera të Evropës Juglindore. Formatore e këtij takimi ishte e ftuara Annalisa Tonarelli e doktoruar në Sociologji dhe në Kërkim Social në Universitetin e Trentos dhe aktualisht Kërkuese në Sociologjinë e Punës pranë Departamentit të Shkencave të Politikë dhe të Sociologjisë në Universitetin e Firences; gjithashtu që nga viti 2003, përgjegjëse e Observatorit Dioqezan mbi varfërinë dhe Burimet e Caritas-it të Firencës. Lexo me shume…

–  – –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –

Projekti: “Projekti i Formimit te Animatoreve IP 42020”

Periudha implementimit:

Qendra implementimit:

Perfituesit: Femijet

Donatoret: Secourse Catholique- Caritas France

Objektivat: Qëllimi kryesor i ketij projekti jane femijet, si nje prej kategorive vulnerabel dhe me pak mundesi per nje edukim informal, socializimi dhe argetimi.
Trajnimi i animatoreve dhe ngrgitja e kapaciteteve te tyre per te patur nje animim sa me cilesor ne Qendrat Caritas eshte sfida e ekipit te ketij projekti

Aktivitetet: Trajnime te ndryshme te animatoreve. Temat e trajtuar ne keto trajnime jane: Animimi, roli i animatorit, planet dinamike te grupit per animim, zgjidhje konfliktesh etj. Nje pjese e rendesishme ne keto trajnime eshte pjesa praktike qe kryesisht eshte e perbere nga teknikat, lojrat dhe reflektimet rreth temave te ndryshme dhe perfundimet.

Aktivitete te tjera jane gjithashtu takimet e realizuara me pergjegjesit e qendrave Caritas. Keto trajnime kane nje dobi shume te rendesishme per te rinjte sepse ato sigurojne: njohuri dhe kompetenca ne fushen e animimit, metodologjine e te punuarit ne grup, nje menyre per te jetuar se bashku dhe shperndarjen e eksperiences, motivimi  per te punuar dhe per te marre pergjegjesi, pavaresisht nga venia ne prove e aftesive ne fushen e animimit, keto trajnime ndihmojne ne edukimin human te ketyre te rinjve, metodologjia e realizuar ne keto trajnime mbetet nje eksperience unike ne Shqiperi.

–  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – – 

Projekti: TË RINJTË  & FËMIJËT PROGRAM SOCIAL  – P.536-003/2009

Periudha implementimit:

Qendra implementimit: Breglumi (afër qytetit të Tiranës), Fusha e aviacionit (afër qytetit të

Vlorës), Cërrik (afër Elbasanit). 

Perfituesit: femijet dhe te Rinjte.

Donatoret: Caritas Germany

Objektivat: Qëllimi i projektit është të zhvillojë aktivitete në vendbanime informale sidomos për grupet e prekura të të rinjve dhe fëmijëve dhe përmirësimin e standarteve të tyre të jetesës.  Pas migracionit të brëndshëm strukturat e shtetit shqiptar nuk ishin të përgatitura për menaxhimin e situatës sidomos asaj të vendbanimeve informale. 
Mobilizim më të gjërë të autoriteteve lokale dhe kombëtarte-mbeten si mënyra më e mirë për të reduktuar varfërinë dhe diskriminimin e shoqërisë në këto zona

Aktivitetet: Zhvillimi i aktiviteteve edukuese mbi tema te ndryshme dhe me specialistet perkates te fushave perfshire ketu takime me vazhdueshme me doktore ne lidhej me higjenen dhe tema te tjera te rendesise se perditshme.

–  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –

Projekti:GJAKMARRJA”

Periudha implementimit:

Qendra implementimit:

Perfituesit: Familjet ne gjak.

Donatoret: Caritas Germany

Objektivat: Luftimi i fenomenit te gjakmarrjes në Shqipëri permes ndihmes se bashkepunetoreve dhe anetareve te shoqerise civile.

Aktivitetet: Organizimi i konferences se nje studimi te kryer rreth fenomenit te gjakmarrjes ne Shqiperi me pjesemarrjen e personaliteteve te njohur te politikes, artit dhe fushave te tjera te rendesishme te shoqerise. Te pranishmit diskutuan dhe dhane opinionet e tyre per gjakmarrjen, duke e trajtuar kete fenomen nga prizme te ndryshme te shoqerise shqiptare. Mendimet e shprehura nga specialistet e fushave perkatese vune ne dukje nevojen per perfshirjen e personaliteteve te tjera te kultures dhe artit si faktore te rendesishem per promovimin e paqes, per problemin e kriminalitetit lidhur me kete fenomen dhe rendesine e zbatimit te ligjit ne zhdukjen e gjakmarrjes. Gjithashtu u vu ne dukje nje aspekt i rendesishem i ketij fenomeni, sic eshte ndikimi tek femijet dhe te rinjte dhe pasojat qe u shkaktohen ketyre te fundit si dhe rendesia e fese dhe besimit ne perpjekjet per zhdukjen e fenomenit te gjakmarrjes ne Shqiperi.