Organizata: Caritas Shqiptar
Pozicioni: Animator Social
Departamenti: Social
Vendodhja: Tiranë
Varet & raporton tek: Koordinatori i Projektit
Konteksti/Përmbledhje e punës:
Caritas-i Shqiptar me mbështetjen financiare të Secourse Catholique Caritas France implementon projektin “Fuqizimi i grupeve të margjinalizuara nëpërmjet edukimit informal dhe aksioneve të solidaritetit për një jetë më dinjitoze”. Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i gjendjes psiko-sociale të të dënuarëve në Institucionet e Vuajtjes së Dënimit. Në fokus të projektit do të jenë IEVP 325 Ali Demi dhe IEVP Shënkoll. Përfituesit kryesorë do të jenë gratë dhe minorët në paraburgim. Objektivat janë: socializimi i grupeve të përfituesve, edukimi informal nëpërmjet teknikave të animacionit dhe ndërgjegjësimi i Institucioneve Shtetërore për adresimin e problemeve të përfituesve. Aktivitetet që do të zhvillohen janë aktivitete grupi dhe ndjekje rasti.
Përgjegjësitë Specifike
Të përgatis planin e aktiviteteve animuese.
Të bashkëpunoj me ekipin e projektit për evidentimin e rasteve me problem.
Te pregatisë teknika animacioni në grup dhe modulet me teknika të animacionit.
Të bashkëpunojnë me stafin e institucionit për përgatitjen e eventeve të veçanta.
Të bashkëpunoj me stafin e institucionit për analizën / vlerësimin e çdo rasti.
Të organizojë aktivitete socializuese, kulturore dhe sportive për përfituesit.
Të referojë tek Punonjësi Social rastet që duhen ndjekur.
Të vëzhgojnë dhe mbledhin sistematikisht të dhënat.
Të ndihmojë vullnetarët në ngritjen e kapaciteteve për aktivitetet që ata mbulojnë.
Të raportojë çdo fund muaji me shkrim pranë koordinatorit te projektit.
Kualifikimet
Të ketë përfunduar studimet për shkenca sociale, animacion ose kurse profesionale të fushës.
Të ketë experience pune në animacion social me grupet në nevojë.
Të ketë njohuri kompjuterike.
Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencë
Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe analizuese.
Të ketë aftësi për të punuar në situata të vështira, durim dhe fleksibilitet.
Të ketë aftësi krijuese.
Të ketë aftësi të mira dëgjuese dhe aftësi për të marrë iniciativa të reja.
Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup.
Të respektojë gjatë punës parimet e doktrines sociale të Kishës Katolike.
Afati i pozicionit është për 3 muaj (me mundësi vazhdimi). Data e parashikuar e fillimit të punës është 1 Qershor 2016.
Ju lutemi të paraqiteni pranë zyrave të Caritas-it Shqiptar ose dërgoni me e-mail në adresën
caritasalbania@caritasalbania.org
• Letër Motivimi
• CV
Afati për aplikim: e premte, 13 Maj 2016