Artistët në mbështetje të integrimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara mendore


Dy artistet e mirënjohura Znj. Roza Anagnosti dhe Znj. Mariana Kondi, vizituan më datë 10 Tetor 2012 shërbimin nëqendra3 komunitet për personat me aftësi të kufizuara mendore, Qendra Ditore “Jetë në Zhvillim”, Fushë-Krujë.

Gjatë qëndrimit të tyre në qendrën ditore, aktorët vlerësuan shërbimin e ngritur nga Caritas-i Shqiptar duke ofruar shanse të barabarta për integrimin e fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara në komunitet. Personeli i qendrës, informoi vizitorët në qendër me teknikat dhe terapitë që ndiqen për riaftësimin dhe pajisjen e përfituesve me njohuri të reja, duke mundësuar stimulimin dhe zhvillimin e kapaciteteve.

qendra1

/b