Organizata:       Caritas Shqiptar
Departamenti:       Shëndetësor
Tipi i kontratës:       Kontratë Pune Individuale Me Kohëzgjatje Të Caktuar
Pozicioni:         Asistent Projekti
Vendodhja:                   Elbasan

Konteksti/Përmbledhja e punës:

Caritas Shqiptar në kuadër të Projektit “Proçesi i trajnimit të integruar dhe qëndrueshmeria e Caritas-eve Dioqezane në Shqipëri” nga Renovabis dhe Porticus, shpall vendin vakant për “Asistent Projekti” sipas përshkrimit të punës si më poshtë:

Përgjegjësitë specifike janë

  • Përgatitja e dokumentacionit financiar për projektin;

  • Përgatitja e pagesave dhe procedimi i tyre në bankë sipas kërkesave të projektit;

  • Përgatitje e raporteve financiare duke respektuar afatat kohore të projektit;

  • Përgatitje e kërkesës së fondeve pas aprovimit të koordinatorit të projektit;

  • Monitoron procedurat financiare në lidhje me projektin dhe supervizimi i shpenzimeve;

  • Raporton për punën e kryer pranë Koordinatorit të Projektit, sipas kërkesës së këtij të fundit.

  • Asiston në përgatitjen e raportit Narrativ;

  • Asiston koordinatorin e projektit në zbatimin e projektit, zhvillimit të aktiviteteve, përgatitjes së relacioneve mbi aktivitetet e zhvilluara, përgatit dokumentet shoqëruese (foto, list prezencë, materiale Power-Point, minutat e takimeve) që evidentojnë  zhvillimin e aktivitetit.

  • Mbledh dhe përpunon me miratimin e Koordinatorit të Projektit të dhëna dhe raporton mbi gjetjet që mundësohen gjatë periudhës së zbatimit të projektit.

Kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta për Ekonomik.

  • Të ketë eksperiencë në impelementimin e projekteve, preferohet me eksperience pune deri në 3 vjet.

Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me gojë dhe me shkrim).

  • Të ketë njohuri kompjuterike.

  • Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup.

  • Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit  të Caritas-it.

  • Të njohë dhe të respektojë gjatë punës Doktrinën Sociale të Kishës Katolike.

Ju lutemi të dorëzoni deri me datë 11/11/2016, ora 16:00, Letrën e Motivimit, CV-në dhe dokumentet justifikuese në adresën postare: Caritas Shqiptar, Rruga “Don Bosko”, Nr. 4, Tiranë.

Kohëzgjatja e kërkuar për këtë pozicion është një muaj e gjysem:

Nëntor 2016 deri – 31 Dhjetor 2016.

Do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.