Organizata:  Caritas Shqiptar
Departamenti: Shëndetësor
Tipi i kontratës: Kontratë pune individuale me kohëzgjatje të caktuar
Pozicioni: Asistent Projekti
Vendodhja: Tiranë

 

Konteksti/Përmbledhja e punës:

Caritas Shqiptar në kuadër të Projektit “Të Jesh Aktiv Pa Barriera”, me kod projekti, 8108-07/2014, të financuar nga Agjencia Austriake e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Caritas-i Austriak dhe anakronim TAPB, shpall vendin vakant për Asistent Projekti sipas përshkrimit të punës si më poshtë:

 

Përgjegjësitë specifike

  • Asistenti do të mbajë kontakt të vazhdueshëm me Menaxherin e Projektit

  • Të asistojë Menaxheren në zbatimin e projektit.

  • Të mbajë kontakte të vazhdueshme me stafin rajonal.

  • Të mbledhë time sheet-et e stafit në fund të çdo muaji.

  • Të ndjekë në detaje tabelën e aktiviteteve të projektit duke respektuar afatet kohore të zbatimit të çdo aktiviteti.

  • Të zhvillojë vizita monitoruese në zonat e zbatimit të projektit sipas një plani të parapëcaktuar.

  • Të ofrojë asistencë për stafet lokale në zbatimin e aktiviteve.

  • Të mbajë dokumentacionin e projektit nëpër dosje të veçanta të projektit dhe ti ruajë ato.

  • Të asistojë Menaxheren e Projektit në shkrimin e raporteve sipas afateve të përcaktuara nga donatori në kontratë.

 

Ju lutemi të dorëzoni deri me datë 15/06/2016, ora 12:00, CV-në, dhe Letrën e Motivimit në adresën postare: Caritas Shqiptar, Rruga “Don Bosko”, Nr. 4, Tiranë.

Do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.