Caritas Shqiptar organizon workshop-in e parë me organizatat vullnetare

unnamed-1

Tirane, 22 Maj—Caritas Albania, në kuadër të programit rajonal NET-Age, organizoi ditën e enjte, 22 maj, workshop-in e parë me organizatat vullnetare. Ky workshop u fokusua te shkëmbimi i informacionit mbi praktikat më të mira në ofrimin e shërbimeve për të moshuarit; angazhimi e organizatave vullnetare dhe vlerësimin e mundësive  për bashkëpunim; dhe përpunimi i Planit Strategjik për bashkëpunimin në rrjet.

Pjesëmarrës në këtë workshop ishin përfaqësues të Shoqatës për Integrimin e Pensionistëve të Shqipërisë”, Fondacionit Kenedi, dhe shoqatës Dimensioni Njerëzor.

Zhvillimi i workshop-it synon të rrisë niveli e njohurive mbi rezultatet e zbatimit të projektit NET-Age, në adresimin e çeshtjeve mbi moshimin aktiv dhe mobilizimin e organizatave vullnetare, si dhe të fuqizohet bashkëpunimi brenda rrjetit të ofruesve të shërbimeve për të moshuarit, përmes hartimit të planit strategjik për bashkëpunim dhe ndërveprim.

Caritas Shqiptar, beson se përmes bashkëpunimit dhe qasjes koherente në shërbimet mbështetëse për të moshuarit do të mund të krijohen mundësitë për moshim aktiv dhe përfshirje sociale.

Projekti NET-Age:

Promovon zhvillimin rajonal social duke inkurajuar rrjetin e punës së grupeve kryesore të interesit publik dhe vullnetarë, për të nxitur risi në shpërndarjen e shërbimeve të kujdesit social dhe shëndetësor për njerëzit e moshuar.

Marre nga MAPO

http://mapo.al/2014/05/caritas-albania-organizon-workshop-e-pare-organizatat-vullnetare/

Top