Caritasi Dioqezan Tirane – Durres eshte hapur ne vitin 1998 per ti ardhur ne ndihme emergjences Kosovare, nje dyndjeje te madhe e cila u zhvendos ne Shqiperi per shkak te luftes civile qe po zhvillohej ne Kosove. Grupi i punes qe perbehej nga Drejtori, nje sekretare dhe nje shofer qe ofronin sherbime ne sektorin social dhe shendetesor, fillimisht ka sherbyer vetem per ti bere balle emergjences Kosovare.
Caritasi Dioqezan Tirane – Durres ka zhvilluar aktivitetin e tij edhe pas perfundimin te kesaj emergjence, duke i sherbyer popullit Shqiptar me nje program te studiuar dhe aprovuar nga Arqipeshkvi i Dioqezes Mons. Rrok Mirdita.
Programmi dhe misioni i Caritas-it Dioqezan Tirane Durres eshte:

•    formimet e te rinjve dhe femijeve
•    sherbimet shendetesore
•    emergjencat
•    asistenca per me te varferit

Caritasi Dioqezan Tirane Durres vazhdon misionin e tij ne ndihme te njerezve ne nevoje nepermjet dy projekteve aktuale:

1.    Projekti “Lulja e Fushes” Maminas

Qendra ditore “Lulja e Fushes” Maminas pret çdo dite 40 femije te cilet nuk kane mundesi te ndjekin mesimet parashkollore ne nje kopesht me pagese. Ambienti mikprites ben qe ne kete qender te shtohet gjithmone e shume numri i femijeve parashkollore.

2.    Projekti “ Ne ndihme te personave me aftesi te kufizuara” Lac

Projekt ne te cilin perfshihen familje te cilat kane nje ose me teper persona me aftesi te kufizuara dhe jane rreth 6-7 familje te cilat vizitohen dhe marrin sherbime mjekesore dhe sociale ne menyre te vazhdueshme.
Gjate vitit zhvillohen miniprojekte dhe aktivitete te ndryshme me grate, vajzat, te rinjte dhe femijet e Dioqezes. Projekti me i ri i mbeshtetur nga Caritasi Italian ne bashkepunim me Caritas-in Nacional “Observatori i Varferise” eshte shtrire ne te gjithe Dioqezen dhe  ka si synim identifikimin e problemeve te shumta ne kete Dioqeze dhe ne nje faze te dyte nderhyrjen me projekte te ndryshme per ta zbutur sadopak kete varferi.


Stafi i Caritas-it Dioqezan Tirane – Durres

Majlinda Gjoni          Drejtoreshe
Adela Shtjefni          Sekretare dhe koordinatore
Rita Pasha              Koordinatore
Sr. Izide Vecchi        Koordinatore
Vjollca Leba             Edukatore

Kontaktet e Caritas Dioqezan Tirane – Durres
Tel: 2259 758
Cel: 069 26 50 273
E-mail: caritastiranedurres@yahoo.it