U zhvillua me datë 29 Tetor 2010 pranë ambienteve të Teatrit të Operas dhe Baletit mbrëmja për dhënien e Çmimit të Mirënjohjes për Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

 Gjatë mbrëmjes të pranishmit dëgjuan pjesë operistike si Casta Diva dhe Ave Maria nga soprano e mirënjohur Marjana Leka që shoqërohej në piano nga Koncert Maester Lindita Kotorri. Aktorja Ema Andrea përcolli për publikun poezi të Migjenit, Ndre Mjedes, Martin Camajt etj.

 Përshëndetën këtë aktivitet Presidenti i Caritas Shqiptar Imzot George Frendo dhe Drejtori i Caritas Shqiptar Dr. Albert P. Nikolla.

 Dr. Nikolla i dorëzoi Çmimin e Mirënjohjes Aeroportit “ Nënë Tereza” Për Kontributin e Dhënë në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë. Për të përfaqësuar Aeroportin ishte i pranishëm Z.Rolf Castro- Vasquez, Shef i Përgjithshëm i Operacioneve pranë Aeroportit.