Ndërhyrje për kapërcimin e situatës emergjente të zonave të Veriut të izoluara nga rreshjet e borës Janar 2002, e cila konsistonte në mbështetjen ekonomike të 7796 personave me 165,5 ton ushqime. Ngarkesa e lartë e reshjeve të dëborës që karakterizoi fundin e vitit 2001 thuajse në gjithë territorin verior dhe verilindor të Shqipërisë, përkeqësoi shumë kushtet e jetesës duke izoluar plotësisht zonat e thella malore. Caritas-i Shqiptar evidentoi një sërë problemesh akute në lidhje me furnizimin e popullsisë. Mungesa e plotë e rezerave dimërore e përkeqësoi edhe më shumë situatën. Menjëherë pas apelit të lançuar nga Qeveria Shqiptare dhe në bazë të raportimeve direkte nga operatorët tanë në zonat e prekura, Caritas-i Shqiptar ndërmori nismën për realizimin e ndërhyrjes mbi lehtësimin e situatës së krijuar duke asistuar një total prej 580 familjesh (7796 personash) të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Asistenca e dhënë ka konsistuar në ndihma ushqimore për popullsinë e izoluar, e cila arrinte një sasi prej 165,5 ton ushqime. Zonat e ndihmuara nga kjo emergjencë kanë qënë Dioqeza e Sapës, Shkodrës, Rrëshenit dhe Pultit. Puna për përballimin dhe kapërcimin e këtij momenti të vështirë zgjati dy muaj. Organizimi dhe monitorimi i shpërndarjes në destinacion u bë me ndihmën e dioqezave dhe helikopterëve të ushtrisë.