Dita e Caritas-it

Të shtunën më datë 4 Shkurt 2012,pranë Katedrales së Shën Palit në Tiranë u organizua Dita e Caritas-it. Ashtu si herë të tjera edhe kësaj radhe kjo ditë erdhi në formën e një eventi artistik, si një mënyrë e zgjedhur nga stafi i Caritas-it për të shprehur mirënjohjen për të gjithë ata persona që kanë kontribuar në punën e Caritas-it, në ndihmë të njerëzve në nevojë.
 

 

 

 

aktivitet morën pjesë personalitete të ndryshme si: aktorja e mirënjohur Roza Anagnosti që përshendeti të ftuarit me disa nga poezitë e Nënë Terezës, Presidenti i Caritas-it Shqiptar Imzot George Frendo dhe Drejtori i Caritas-it Shqiptar Dr. Albert P. Nikolla etj. Dr. Nikolla i dorëzoi  Çmimin e  Mirënjohjes Presidentit të kompanisë “EHW” Z. Luan Leka  për Kontributin e Dhënë në Ndihmë të Njerëzve në  Nevojë. Aktiviteti u shoqërua dhe nga dëshmitë e bashkëpunëtorëve dhe përfituesve të shërbimeve të ofruara nga Caritas-i Shqiptar. Gjithashtu Quarteti  përshëndeti me disa pjesë muzikore të kompozitorëve të njohur.