pak1Në ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Caritas Shqiptar zhvilloj në Bashkine Laç, ekspozitën me foto nga aktivitete dhe shërbimet e mundësuara në komunitet nën sloganin “Së bashku mundemi”. Fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara, familjarë të tyre, nxënës, përfaqësues të institucioneve vendore, OJF dhe OPAK u bashkuan së bashku në një marshim në rrugët e qytetit në vlerësim të zbatimit të Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, duke apeluar për respektimin e të drejtave nga institucionet në nivel lokal si dhe përkrahje nga shoqëria civile.

Në institucionet si DAR, DRSHP dhe Bashki u dorëzua dokumenti mbi detyrimet e përgjithshme të përcaktuara në Konventën Ndërkombëtare për të drejtat e PAK, detyrime që duhet të realizohen pas ratifikimit më 3 Dhjetor 2012.

pak2Këshilli Bashkiak, në vlerësim të angazhimit të ndërmarrë nga Caritas St. Pölten, Austri, mundësoj dhënien e Çertifikatës së Mirënjohjes me motivin “Për angazhimin dhe mbështetjen në fuqizimin e kapaciteteve të stafeve lokale si dhe nxitjen e bashkëpunimit midis institucioneve vendore në përgjigje të nevojave të personave me aftësi të kufizuara”.

Në njohje të progresit që evidentohet për integrimin dhe përfshirjen sociale të personave me aftësi të kufizuara, aktiviteti shënoj suksesin e zbatimit të programit 5 vjeçar (2008-2013), me impakt të dukshëm në ndryshimin e mentalitetit të familjarëve dhe shoqërisë ndaj personave me aftësi të kufizuara.

pak3