Caritas Shqiptar në kuadër të zbatimit të projektit “Kujdesi Paliativ në Banesë” kërkon të zhvillojë një vëzhgim në Shkodër, Lezhë dhe Rrëshen mbi vlerësimin paraprak të nivelit të Njohurive, Qëndrimeve dhe Sjelljeve të komunitetit në lidhje me sëmundjet terminale

Zonat: Shkodër, Lezhë, Rrëshen

Tipi i kontratës: Shërbimi

Gjuha e kërkuar: Shqip

Kohëzgjatja: 15 Qershor 2016 – 15 Tetor 2016

Qëllimi i vëzhgimit:

Vlerësim paraprak inivelit të Njohurive, Qëndrimeve dhe Sjelljeve të komunitetit me synim kujdesin paliativ, advokimin, sensibilizimin dhe ndërhyrjet për rritjen e ndërgjegjësimit, të jenë efektiv edhe të bazuara në evidencë.

Shërbimi i kërkuar:

  • Hartimi i metodologjisë për zhvillimin e vëzhgimit në bashkëpunim me Menaxheren e Projektit.

  • Zhvillimi i takimeve me fokus-grupet.

  • Përgatitja e pyetësorëve dhe përzgjedhja e kampionit që do të merret në vëzhgim.

  • Instruktimi i stafit të projektit, të cilët do të angazhohen me plotësimin e pyetësorëve sipas udhëzimeve të ekspertes.

  • Mbledhja dhe përpunimi i pyetësorëve sipas afateve kohore të përcaktuara në kontratën e shërbimit të nënshkruar nga dy palët.

  • Zhvillimi i workshop-eve në secilën zonë të zbatimit të projektit për të bërë publike të dhënat e rezultateve të dala nga vëzhgimi.

Kualifikime dhe eksperienca:

  • Specialist në fushën e vëzhgimeve/studimeve të këtij lloji.

  • Eksperiencë profesionale përkatëse minimumi 5-vjeçare.

  • Eksperienca me organizata përbën avantazh në kryerjen e studimit.

  • Eksperiencë të mirë në analizim, raportim dhe interpretim statistikor.

  • Të demonstrojë aftësi të mira për të punuar në grup.

  • Aftësi të mira kompjuterike në Windows dhe paketën MS Office (Word, Excel, Power Point).

Pagesa për shërbimin e kërkuar: Modalitetet për pagesën do të përcaktohen në kontratën e shërbimit.

Sa më sipër, ftohen ekspertë me kualifikim dhe eksperiencën e duhur të dërgojnë CV-në dhe Letrën e Interesit në adresën zyrtare të Caritas Shqiptar, caritasalbania@caritasalbania.org brenda datës 25 Maj 2016, ora 12:00.