Organizata:      Caritas Shqiptar

Departamenti:      Shëndetësor

Tipi i kontratës:      Kontratë pune individuale me kohëzgjatje të caktuar
Pozicioni:         Ekspert për Vullnetarizmin
Vendi i Punës:       Tiranë

Konteksti/Përmbledhja e punës:

Informacion mbi projektin: Projekti “Vullnetarizmi dhe Kujdesi ndaj të Moshuarve” synon ndërgjegjësimin e të rinjve mbi vlerën e aktivizimit në shoqëri për të mbështetur, kujdesur dhe advokuar për të moshuarit në Tiranë.

Përgjegjësitë kryesore të Ekspertit të Vullnetarizmit:

Të angazhohet në rekrutimin dhe përfshirjen e vullnetarëve në shërbimin në banesë ndaj të moshuarve.

Përgjegjësitë specifike:

  • Të ngrejë ura bashkëpunimi me institucionet (shoqata, universitete, kolegje) që punojnë në kuadër të promovimit të vullnetarizmit.

  • Të mobilizojë të rinjtë të cilët do të shfaqin interes të angazhohen në shërbimin në banesë dhe aktivitetet për të moshuarit.

  • Të sigurojë ndërlidhjen midis të moshuarve dhe vullnetarëve.

  • Të organizojë në bashkëpunim me koordinatorin e projektit aktivitetet për ngritjen e kapaciteteve të vullnetarëve dhe vizitave studimore.

  • Të plotësojë librezat e vullnetarëve në bazë të angazhimit të tyre në projekt.

  • Të mbështesë koordinatorin e projektit në aktivitetet e projektit.

Kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta për Drejtësi dhe/ose Shkenca Sociale.

  • Të ketë njohuri mbi ligjin për vullnetarizmin në Shqipëri.

  • Të ketë eksperiencë në projekte sociale dhe të aktivizimit rinor, mbi 3 vite.

Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:

  • Aftësi të mira rekrutuese dhe promovuese të vullnetarizmit.

  • Njohuri të shkëlqyera në gjuhën angleze (me gojë dhe me shkrim).

  • Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup.

  • Angazhim ndaj vlerave të Caritas-it Shqiptar dhe misionit të organizatës.

  • Të njohë dhe të respektojë gjatë punës Doktrinën Sociale të Kishës Katolike.

Kohëzgjatja e kërkuar për këtë pozicion është 9 muaj, 15 Tetor 2016 – 14 Korrik 2017.

Ky pozicion do të mbulohet nga fondet e donatorit.

Ju lutemi të dorëzoni deri me datë 06/10/2016, ora 16:00, Letrën e Motivimit, CV-në, si dhe dokumentet justifikuese në adresën postare: Caritas Shqiptar, Rruga “Don Bosko”, Nr. 4, Tiranë.

Do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.