Caritas Shqiptar në kuadër të zbatimit të projektit “Programi i trajnimit për të rinjtë për evitimin e sjelljeve të riskut” kërkon të zhvillojë një vezhgim në Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Elbasan mbi vlerësimin paraprak të nivelit të Njohurive, Qendrimeve dhe Sjelljeve të të rinjeve në lidhje me sjelljen e shëndetëshme, qëndrimet dhe përgjegjësitë sociale.

Zonat:  Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Elbasan

Tipi i kontratës:  Shërbimi

Gjuha e kërkuar: Shqip

Kohëzgjatja:  17 Prill 2017 – 17 Qershor 2017

Qëllimi i vëzhgimit:

Vlerësim paraprak inivelit të Njohurive, Qëndrimeve dhe të të rinjëve në lidhje me sjelljen e shëndetëshme, qëndrimet dhe përgjegjësitë sociale. Ndryshimi i sjelljes do të jetë qëllimi final i çdo ndërhyrje mbi edukimin e promocionin shëndetësor.

Shërbimi i kërkuar:

  • Zhvillimin e metodologjisë për zhvillimin e vëzhgimit në bashkëpunim me Menaxheren e Projektit.
  • Zhvillimi i takimeve me fokus-grupet
  • Përgatitje e pyetsorëve dhe përzgjedhjen e kampionit që do të merret në vëzhgim
  • Instruktimi i stafit të projektit të cilët do të angazhohen me plotësimin e pyetsorëve sipas udhëzimeve të ekspertes.
  • Mbledhja dhe përpunimi i pyetsorëve sipas afateve kohore të përcaktuara në kontratën e shërbimit të nënshkruar nga dy palët.
  • Zhvillimi i workshop-eve në secilën zonë të zbatimit të projektit për të bërë publike të dhënat e rezultateve të dala nga vëzhgimi.

Kualifikime dhe eksperienca:

  • Specialist në fushën e vëzhgimeve/studimeve të këtij lloji
  • Eksperiencë profesionale përkatëse minimumi 5-vjeçare
  • Eksperienca me organizata përbën avatazh në kryerjen e studimit
  • Eksperiencë të mirë në analizim, raportim dhe interpretim statistikor.
  • Të demonstrojë aftësi të mira për të punuar në grup.
  • Aftësi të mira kompjuterike në Windows dhe paketën MS Office (Word, Excel, Power Point).

Pagesa për shërbimin e kërkuar: Modalitetet për pagesën do të përcaktohen në kontratën e shërbimit.

Sa më sipër, ftohen ekspertë me kualifikim dhe eksperiencën e duhur, të dërgojnë dokumentat CV dhe letrën e interesit në adresën zyrtare të Caritas Shqiptar, caritasalbania@caritasalbania.org brenda datës 12 Prill 2017, ora 12:00.