Dëmet e shpërthimit të Gërdecit kanë qenë të konsiderueshme, si nga ana materiale ashtu dhe njerëzore e morale. Shumë njerëz u vranë e shumë të tjerë u plagosën. Ky shpërthim u shndërrua në një tragjedi për banorët e Gërdecit e fshatrave përreth. Situata e krijuar ishte shumë e rëndë për të gjithë, por veçanërisht për gratë e fëmijët.
Menjëherë pas marrjes se lajmit, Caritas-i vuri një pjesë të madhe të stafit dhe vullnetarëve në shërbim të kësaj emergjence. Qendrat shëndetësore të Caritas-it kanë luajtur një rol mjaft të madh në lehtësimin e kësaj situate. Shërbimet që Caritas-i ka afruar kanë qenë me karakter shëndetësor e social. Këtu mund të përmendim:
•    Ndihmesa në veshmbathje dhe materiale sanitare
•    Ndihmesa në ushqime të ndryshme
•    Ndihmesa në fushën shëndetësore, ndihma e shpejtë dhe medikamente
•    Ofrimi i komponentëve rehabilitues
•    Asistencë ndaj fëmijëve
•    Asistencë ndaj grave dhe familjeve ne vështirësi