Periudha Shtator 1995 – Janar 1996, përbën një periudhë kohore, gjatë së cilës zona të ndryshme të vendit, u ndeshën me dëmtime të rënda materiale. Kjo erdhi për shkak të ngarkesës së intensifikuar të dukurive atmosferike. Përmbytjet e herëpashershme shndërruan në gërmadha shumë shtëpi banimi, në raste të veçanta duke marrë edhe jetë njerëzish.

Po ashtu, u vunë re edhe dukuri si djegie nga rrufetë apo shembje të mjaft strukturave të amortizuara, që nuk ishin në gjendje t’i rezistonin shirave të furishme shoqëruar me erëra. Për këtë pati një reagim të gjithanshëm e të shpejtë të misionarëve, të cilët e ndjenë veten të pranishëm në fatkeqësitë e popullsisë. Kështu në një numër të madh rastesh, falë bashkëpunimit me Caritas-in Shqiptar u kryen ndërhyrje të menjëhershme, të cilat përfshinë jo vetëm shpërndarjen e ndihmave humanitare, por edhe ndërhyrje me programe zhvillimi. Caritas-i Shqiptar, menjëherë pas vlerësimit të situatës, në bashkëpunim me të gjithë bashkëpunëtorët e tij brenda dhe jashtë vendit, iu përgjigj situatës së vështirë dhe komplekse duke aktivizuar programet e zhvillimit:

Veprimtaria si përgjigje ndaj situatës së krijuar nga Emergjenca e Përmbytjeve 1995-1996

Tipologjia e projekteve: Ndihma, rehabilitime & rikonstruksione të shtëpive të dëmtuara, rehabilitim i ekonomisë shtëpiake të dëmtuar, dhe asistencë.

Vendodhja: Shkodër, Lushnje, Krujë, Laç, Durrës, Lezhë dhe të gjitha zonat ku u ndjenë pasojat e përmbytjes.

Komente: Pas ndihmesës së përqëndruar të 1995 në përgjigje të nevojave emergjente, viti 1996 përcaktoi fazën rindërtuese.

Programe dhe Projekte të zbatuara si përgjigje ndaj dëmtimeve të shkaktuara nga Emergjenca e Përmbytjeve 1995-1996

* Rindërtimi i 47 shtëpive në Malësinë e Madhe, Lushnje, Lezhë, Shkodër, Durrës

* Gjendja e rënduar e spitaleve si Materniteti i Tiranës, Materniteti i Kamzës, Spitali Psikiatrik, Qendrat Shëndetësore në Ishëm, etj., ndikoi investime fondesh të konsiderueshme për të përmirësuar jetesën e pacientëve.
* Asistencë ushqimore e veprimtari argëtuese akorduar: azileve të pleqve në Kavajë, Durrës, Tiranë; shtëpive të fëmijëve jetimë e me aftësi të kufizuara: në Durrës, Shkodër, Tiranë.

Përfituan 378 persona në një periudhe kohore 300 ditë asistencë.

* Programi për Ndërtimin e Shkollave në Malësinë e Madhe

* Programi për Ndërtimin e Urave të Vogla

* U zhvillua një program bujqësor-blegtoral me fonde të qarkullueshme për të ngritur e fuqizuar prodhimin në dobi të ekonomive familjare fshatare (me shtrirje të gjerë)