Përmbytja që ndodhi në periudhën 22-30 Shtator 2002 nga reshjet e shumta, krijoi një situatë të rëndë për zonat e Milotit, Lezhës, Torovicës, Zadrimës e Shkodrës.
•    U përmbytën mbi 16.000 ha tokë bujqësore
•    U prekën 7500 familje
•    U evakuan shumë familje nga zonat e përmbytura
Zonat fshatare kanë pësuar një dëm të jashtëzakonshëm, nga i cili është e vështirë të rikuperohet për disa vite.
Caritas Shqiptar ka qënë OJQ e parë që iu përgjigj nevojave të menjëhershme të banorëve të përmbytur, duke koordinuar me 4 Caritas-et Dioqezane të Veriut. Përgatitja e menjëhershme me një program ndërhyrjeje konsistoi në tre faza:
1.    Furnizimi i 600 familjeve të evakuara në zonën e Lezhës me ushqime të ngrohta
2.    Shpërndarja e pakove ushqimore familjare për 1500 familje, duke mbuluar një periudhë nga 7-10 ditore.
3.    Rehabilitim i ekonomive të dëmtuara
4.    Rehabilitim i 140 shtëpive të dëmtuara.
Faza e parë e ndërhyrjes ka filluar në datën 25 Shtator, ku në qytetin e Lezhës kanë patur mundësi për t’u ushqyer deri në 600 persona nga menca e Caritas-it Shqiptar. Në datat 28 Shtator – 5 Nëntor 2002 janë siguruar ushqime të përgatitura në pako për 2000 familje dhe janë shpërndarë falë kontributit të gjithë misionarëve nëpër zona.
Për fazën e dytë, së bashku me Caritas-et Dioqezane, u parashikua që ndihma të jetë ne fushën e bujqësisë e blegtorisë.
Në mbështetje të kësaj situate emergjente, Caritas-i Shqiptar arriti të asistonte 4774 familje me ndihma ushqimore dhe me asistencë ekonomike për rimëkëmbjen e ekonomive bujqësore të dëmtuara.  Ndihma e dhënë ka konsistuar në:
4962 familje, banorë të zonave veri-perëndimore dhe veri-lindore të asistuara me:
•    173.3 ton ushqime (miell, vaj, sheqer, oriz, fasule, etj)
•    200 ton ushqime blegtorale dhe farëra bujqësore
•    300 krerë bagëti të shpërndara
•    20.000 fidanë frutorë
•    74 shtëpi (rehabilitim ose/dhe rikonstruksion i shtëpive të dëmtuara nga përmbytjet)