Në bazë të parimeve dhe objektivave, Caritas-i Shqiptar ka ndërtuar dhe përcaktuar prioritetet dhe strategjinë e punës, ku një ndër këto strategji është pjesëmarrja civile në nismat e bamirësë.

Duke patur si qëllim rritjen e nivelit të pjesëmarrjes së komunitetit në realizimin e programeve të zhvillimit si dhe të nxisë ndërgjegjësimin e popullatës mbi ndihmesën dhe kontributin që duhet të japin për personat të cilët kanë më shumë nevojë, duke mos pritur që gjithmonë ndihma të vijë nga jashtë.

Në këtë kuadër Caritas-i Shqiptar ka ndërrmarrë disa nisma sensibilizues si:

  • Shtrirja e rrjetit të Kutive të ofertave në mjedise publike si: porte, aeroporte, banka, qendra tregtare etj;
  • Përfshirja e kontributit vullnetar të ndryshëm, të cilët kanë edhe një nivel të vlerësuar në shoqëri. Ata kontribuojnë si në vlerë monetare ose edhe kohore duke kontribuar kështu në hartimin e programeve të zhvillimit;
  • Organizimi i evenimenteve të ndryshme bamirëse për burim fondesh, të cilat shkojnë në mbështetje të njerëzve në nevojë.

Pikërisht në vazhdim të këtyre nismave janë bërë shumë bashkëpunime me disa nga bizneset dhe instuticione të ndryshme dhe duhet të përmendim këtu pikërisht projektin e kutive dhe zgjerimin e tyre sidomos me marrëveshjen e re lidhur me Bankën “Societe General” për vendosjen e kutive në të gjitha degët në Shqipëri.

Kutitë e Caritas-it Shqiptar janë të vendosura në:

  • Aeroportin Nënë Tereza,
  • Bankën Intesa San Paolo
  • Union Bank,
  • QTU,
  • CONAD,
  • City Park, etj.

 

Të gjitha dhurimet dhe kontributet, qofshin këto monetare apo materiale të grumbulluara falë aktiviteteve sensibilizuese të Caritas-it Shqiptar, vihen në dispozicion të programit “Kujtohu se dikush ka nevojë për ty”.

Këto fonde shkojnë në mbështetje të:

  • Familjeve me fëmijë të sëmurë, të cilët kanë nevojë për asistencën e personave të tjerë të familjes, dhe që nuk kanë asnjë të ardhur financiare;
  • Fëmijët jetimë, të cilët kanë humbur prindërit nga aksidentet apo gjakmarrja dhe nuk kanë mbështetje;
  • Personat me aftësi të kufizuar dhe familjarët e tyre, të cilët kanë vështirësi ekonomike;
  • Emergjencat Sociale;
  • Mbështetje ekonomike për edukimin e fëmijëve, të cilët kanë kushte ekonomike të vështira.