Falenderim

Ne date 22.04.2010 Tirana International Airport SHPK dhe Caritas Shqiptar lidhen nje Marreveshje Sponsorizimi me qellim per te ndihmuar familjet ne nevoje ne rrethin e Shkodres dhe te Lezhes, te cilat jane demtuar nga permbytjet e fundit ne veri te Shqiperise.

Sponsorizimi sipas marreveshjes eshte ne vleren e 5000 eurove dhe do te shpenzohet teresisht per lehtesimin e situates per familjet e permbytura ne zonen e Shkodres dhe te Lezhes.

Caritas Shqiptar falenderon Tirana International Airport SHPK si dhe te gjithe ata persona juridike dhe fizike qe kane dhene ndihmen e tyre ne kete situate emergjente.