PROJEKTI : FORMIMI  PROFESIONAL DHE PROMOVIM I VAJZAVE DHE GRAVE NE BASHKINE E RRESHENIT

Ky projekt  është zbatuar në Dioqezën e Rreshenit dhe është hartuar nga Caritas Dioqezan i Rreshenit  në bashkëpunim me Kongregatën Misionaret e Vogla te Eukaristise ne qytetin e Rreshenit.
Mikroprojekti është financuar nga Caritas Shqiptar në kuadrin e projektit kombëtar:
Kongregatat Katolike Kundër Trafikimit të qënieve njerëzore.

Niveli ekonomik eshte i ulet. Vajzat sapo mbarojne shkollen 9 vjecare mbyllen ne shtepi, gjithashtu edhe grate jetojne te mbyllura ne shtepi, per shkak te mentalitetit dhe pamundesise se frekuentimit te qendrave integruese. Jane te angazhuara gjithmone vetem me punet e shtepise dhe punen ne ara ose me bageti. Duhet theksuar se shume pak vajza pak arrijne te kryejne shkollen e mesme dhe universitetin.  Per shkak te mentalitetit preokupimi i vetem i familjes pasi vajza kryen shkollen 9 vjecare eshte fejesa e saj. Ne kete fshat nuk ka kurse dhe as ambiente integruese per te rinjte e te rejat, ku te mund te mesojne nje zanat per jeten e tyre dhe shume pak e kane mundesine e vazhdimit te kurseve ne qytetPër këtë arsye ky projekt ka pasur si qëllim nxitjen e formimit personal dhe profesional të grave.

Ndërsa objektivi kryesor ka qenë fuqizimi i grave nëpërmjet hapjes së aktiviteteve me pune dore dhe perfitimit  ekonomik dhe formimit personal ne qytetit dhe  fshatrat perreth  si dhe thyerja e mentalitetit që ekziston në fshat, që vajza dhe gra të tjera të vazhdojnë këto iniciativa te cilat  I ndihmojne  ato te integrohen ne jeten sociale.  

Për Motrat  ka qenë  shumë e vështirë të ambientosh gratë dhe vajzat me këtë realitet, sepse dalja e tyre cdo ditë sjell probleme në këtë zonë.

Për realizimin e projektit janë zhvilluar këto aktivitete:

    Dy takime me gratë e fshatit për të shpjeguar  miniprojektin;
    Eshtë bërë identifikimi i vajzave dhe grave pjesëmarrëse në kurs;
    Sigurimi i ambienteve për zhvillimin e kursit
    Sigurimi i materialet të punës, si makina qepëse, tavolina pune, copa, stof etj
    Kursi është zhvilluar 3 herë në javë javë në ambientet e Motrave
    Projekti ka filluar me datë 12 Maj 2009 dhe ka mbaruar me datë 30.09.2009.
    Janë zhvilluar 5 takime informuese mbi të drejtat e grave dhe fenomenin e trafikimit.

Projekti ka dhënë keto rezultate:

Projekti ka filluar me 15  vajza, por që për asye objektive kanë mundur të vazhdojnë projektin  vetëm 12 vajza dhe gra .
Disa janë tërhequr sepse nuk kanë arritur të përvetësojnë mirë kursin (prerjet, pasi kishin mangësi në matematikë, por që Motrat do të merren me  ato në vecanti) dhe problem ne familje

Nga grupi pjesëmarrës në projekt dy gra dhe dy vajza kanë përparuar shumë dhe kanë dëshirë ta vazhdojnë punën e tyre me shpresën se punimet e tyre të shiten dhe të fitojnë dicka nga puna e tyre.

Mbas tre muaj pune këto gra dhe vajza kanë shprehur diturinë e tyre në punimet e kryera me dorë si  në qëndistari, punë me grep etj. Te gjithat modelet e puneve te tyre kane ardhur  nga Italia si rezultat i kerkeses dhe  pasi jane perfunduar jane nisur per itali.
Motrat po përpiqen që të sigurojnë ambientet për hapjen e aktiviteteve të drejtuara nga vetë vajzat dhe gratë, megjithatë mendojmë se duhet edhe pak kohë për t’i shoqëruar në punën e tyre deri sa ato të jenë në gjëndje të administrojnë dhe të shesin punimet e tyre edhe brenda vendit.

Me qëllim që ky aktivitet mos të mbetej në kuadrin e një kursi profesional dhe shitjes se punimeve  vetem jashte vendit, grate  kane filluar te bejne punime dhe ti vendosin  ne dyqanet e qytetit sipas njohjeve qe kane me shitesit per te pare se cafre ndodh me tregun brenda vendit.
 
Gjatë zhvillimit të projektit kemi realizuar edhe takime mbi të drejtat e grave si dhe takime informuese mbi trafikimin e vajzave dhe grave.
Temat qe u  trajtuan:
1.    situata e trafikimit  ne vend e prezantuar me PPS
2.    menyrat e mbrojtjes dhe parandalimt
3.    viktima dhe trafikanti
4.    vlerat njerezore
5.    roli i gruas ne familje dhe shoqeri
6.    edukimi i femijeve
Temat jane trajtuar cdo tem arte te pare te muajit dhe  relatori ka qene psikologia e qytetit e cila eshte dhe bashkepunetore e Caritasit Dioqezan te Rreshenit dhe ka qene gjithmone pjese e  seminareve te organizuara nga sektori I Antitrafikimit ne Caritas Albania ne Tirane.

Kryesisht u përshkruan shkaqet e trafikimit dhe pjesëmarrëset e vunë theksin tek shkollimi i vajzave, pasi atyre për shkak të mentalitetit u mohohet kjo e drejtë.
Vetë gratë theksuan nevojën e hapjes së kurseve apo të iniciativave të njëjta me projektin në fjalë sepse duke u mbledhur sëbashku mund të luftojnë për të drejtat e tyre dhe mund të ndikojnë edhe në familje, për të shkolluar vajzat sepse sa më të ditura të jenë ato aq më shumë do të jenë në gjëndje të kuptojnë problemet e ndryshme dhe do të jenë të pavarura në punën e tyre.
Në lidhje me trafikimin vetë vajzat shpjeguan se shpesh shumë nga ato vetë apo prindërit e tyre në kërkim të një jete më të mirë apo të shkollimit gabohen në zgjedhjet që bëjnë në jetë, por që mundësimi i diskutimit të këtyre temave nga Caritasi, nga Motrat apo shoqatat e ndryshme është një mundësi mjaft e mirë informimi dhe reflektimi mbi fenomenin e trafikimit, për vetë ato dhe për familjet e tyre.

Me anë të këtij projekti
-Vajzat dhe grate kanë arritur një rritje personale e profesionale;
– Vajzat dhe grate  kanë më shumë dëshirë për të qëndruar në fshat dhe për të punuar dhe jo për të shkuar jashtë shteti.