Tiranë, më 23-24 Shkurt 2017

 

Valentina Hristakeva dhe Kalina Ivanova – Trajnerë bullgarë

Caritas Shqiptar në kuadër të projektit SOCIETIES – Mbështetja e organizatave të shoqërisë civile në fuqizimin e aftësive teknike, përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar dhe standardet evropiane në Evropën Juglindore,

Fton të gjitha organizatat e shoqërisë civile që merren me aftësinë e kufizuar dhe çrregullimet e shëndetit mendor, për të aplikuar për trajnimin dy ditor “Rrjetëzimi dhe Ndërtimi i Koalicionit”.

Trajnimi do të zhvillohet më 23 dhe 24 shkurt 2017, nga ora 9.30 – 17.00, në Tiranë.

Pjesëmarrësit e trajnimit do të pajisen me njohuri rreth metodave të efektshme të rrjetëzimit dhe të ndërtimit të një koalicioni në mbështetje të përfshirjes sociale të personave me aftësi të kufizuar.  Trajnimi do të ofrohet falas.

Numri i pjesëmarrësve është i limituar, prandaj Jeni të lutur të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj sa më shpejt të jetë e mundur në adresën julibici@gmail.com.

Për të interesuarit nga rrethet ofrohet mundësi akomodimi.

Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni:
Menaxheren e Projektit SOCIETIES – Juliana BICI
Email: julibici@gmail.com
Tel: 0672530862 nga e Hëna në të Premten ora 8.00- 16.00

Një axhendë e detajuar dhe detaje të tjera logjistike do t’Ju dërgohen në ditët në vazhdim.