Historiku dhe Botimet 

Sektori Antitrafikimit

 

Historiku 

Ne kuadrin e grupeve ne nevoje lindi ne 2005 projekti  « KONGREGATAT KATOLIKE KUNDER TRAFIKIMIT TE QENIEVE NJEREZORE » i cili ka si qellim parandalimin e trafikimit te qenieve njerezore ne shoqerine shqiptare.Zhvillimi i ketij projekti konsiston ne sensibilizimin e shoqerise shqiptare per kete fenomen me ane te formimeve te ndryshme, takimeve, materialeve te publikuara dhe aktiviteteve neper qendrat katolike ne te gjithe vendin. Te gjithe jemi te perfshire ne kete problematike. Nuk mjafton te angazhohemi vetem ne parandalimin e trafikimit por edhe ne asistencen dhe reintegrimin e viktimave te trafikut. Kryesisht eshte fokusuar per :

-Te rritur investimet edukative , qofshin ato qeveritare ose jo, te mediave dhe programeve te tjera jashte kufijve te cilat sherbejne per informimin dhe edukimin e popullsise vecanerisht te grave, femijeve, dhe grupeve te tjera shoqerore  te cilat jane te ekspozuara ndaj rreziqeve te trafikimit.    

– te zhvillojme prospekte per nje perfshirje me te madhe sociale ne sektoret me te ndjeshem te shoqerise sone dhe perdorimin e alternativave te pa perdorura me pare rreth trafikimit dhe antitrafikimit.Caritas Shqiptar  eshte  implementuesi i ketij projekti duke bashkepunuar me Caritaset dioqezane dhe komunitetet fetare ne te gjithe Shqiperine. Motrat dhe operatoret dioqezane  punojne ne terren per te zhvilluar aktivitetet por duke pasur mbeshtetjen nga zyra  e projektit ne Caritas Shqiptar.

_  _  _  _  _  _  _  _  _  _  _  _  _  _  _  _  _  _  _  _

Botimet


Kalendari, eshte nje nder publikimet e çdo viti te sektorit te AT-se. Kalendarti i vitit 2011, ne çdo muaj ilustrohet nga foto me femijet te realizuar gjate aktiviteteve te ndryshme, duke cituar dhe te drejtat themelore qe ato gezojne, nga Konventa Nderkombetare e femijeve.

 

 

_   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _

 

Libri “Realitete Jete” pasqyron histori personale të viktimave të riintegruara nga Caritasi Shqiptar. Ky botim është një përmbledhje modeste, të përgatitur  shkurtimisht nga stafi i projektit për të paraqitur realitetin në të cilën vajzat dhe gratë e trafikuara janë përballur.Libri synon ndërgjegjësimin e publikut të gjërë rreth situates së viktimave të cilat stigmatizohen vazhdimisht nga familja dhe shoqëria.

 

Të dhëna mbi librin:
 Titulli: “Realitete Jete” 
Autor: Sektori i Antitrafikimit, Caritas Albania 
Kapituj: Histori jete, intervista, poezi dhe Letra e Gjon Palit të II-të drejtuar grave. 
Numri i faqeve: 80

_   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _


_   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _

_   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _   _

BIBLIOTEKA SEKTORIT TË ANTITRAFIKIMIT

Në Bibliotekën tonëdo të gjeni titujt e librave në shqip, anglisht dhe italisht. Lexo më shumë…