Historiku 

Sektori Social është një ndër sektorët më të rëndësishëm të Caritas-it Shqiptar. Që prej momentit të krijimit, puna e zhvilluar nga ky sektor ka qenë e fokusuar në disa prej problematikave dhe objektivave sociale si: puna me gratë, aktivitetet me të rinjtë, lufta kundër fenomenit të drogës, lufta kundër  gjakmarrjes, shkollimi dhe edukimi i fëmijëve të rrugës, ndërhyrja për ndërtimin e 13 Qendrave të Komunitetit  si dhe shumë fusha  të tjera me problematikë sociale. Shndërrimet e shpejta që sollën vitet ’90 për popullin shqiptar, në përshtatje me përshkallëzimet dhe tendencat për t’i kushtuar vëmendje strukturimit dhe kërkesave të përgjithshme për një pasurim të shpejtë material, çuan drejt nevojës për rritjen e vlerave ndërgjegjësuese dhe të formimit njerëzor. Në shumë raste, aktualiteti për individin ka evidentuar mungesën e pikave të referimit dhe privimin ndaj një sërë vlerash etiko-morale të domosdoshme për edukimin e shoqërisë dhe per të çuar përpara zhvillimin socio-politik, kulturor, fetar e ekonomik.

 –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –  

Botimet

Fletëpalosja DRR

Kjo fletëpalosje informon rreth projektit “
Reduktimi i Rrezikut nga Katastrofat në Europën Juglindore” me pjesëmarrjen e Caritas-it Shqiptar,

Caritas Kosova, Caritas Serbia, Caritas Bullgaria dhe Caritas Rumania. Ky projekt ka si objektiv parandalimin dhe pregatitjen e komuniteteve para katastrofave. 

 

–  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –

Fletëpalosje e Emergjencave 

Kjo fletëpalosje është realizuar me ndihmën e Caritas Gjerman dhe Ministrisë së Jashtme Gjermane dhe informon rreth masave emergjente që duhet të marrin personat e prekur nga emergjencat e përmbytjes: Siguria e ujit, Procedurat e pastrimit, heqja e mbeturinave, Siguria e ushqimit si dhe masat parandaluese. 

 

 

–  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –

Libri i Lojrave 

Ky libër është botuar me mbështetjen e Secourse Catholique dhe është rezultat i punës disa vjeçare për formimin e animatioreve. Ky libër përmban 129 lojra të tipeve të ndryshme të cilat u shërbejnë edukatorëve dhe animatorëve në punën e tyre me fëmijët dhe të rinjtë.

 

 

–  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –

Manual i Emergjencave Herman 

Ky manual është një pregatitur për të punuar me fëmijët. Nëpërmjet këtij Manuali fëmijët mund të mësojne më shumë rreth katastrofave të ndryshme natyrore si: Përmbytjet, tërmetet, zjarret etj. Ky Manual është shumë praktik për fëmijët pasi është i përshkruar nëpërmjet historisë së një gaforreje të vogël të quajtur Herman.

 

 

–  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  

Manuali për Ndërtimin e Paqes

Ky Manual në origjinal është botuar nga Caritas Internacional. Varianti në Shqip u realizua nga bashkëpunimi ndërmjet Caritas Shqiptar dhe Caritas Kosova. Ky Manual është një instrument i mirë për të gjithë profesionistët që punojnë në fushën e zgjidhjes së konflikteve, krijimin e paqes dhe pajtimit.

 

 

–  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –

Manuali PSM 

“Duaje të Afërmin tënd” është një manual – produkt i një bashkëpunimi disa vjeçar i 8 Caritas-eve te Rajonit. Ky Manual u vjen në ndihmë personave klerik dhe laik të cilët përpiqen të riorganizojne Caritas-in e Famullive. Në këtë manual gjendet informacion i nevojshem teorik dhe praktik për lehtësimin e takimeve të ndryshme formative.

 

 

–  –  –  – –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –

Të jesh grua në Shqipëri 

Ky botim është realizuar me mbështetjen e Secourse Catholique  dhe pas një pune 10 vjeçare me grupet e grave në zona të ndryshme. Ky libër paraqet metodologjin e punës së ngritur nga Caritas Shqiptar si dhe praktiken e realizuar në 4 zona të Shqipërisë.