Inaugurohet qendra e Fizioterapisë 

Me datë 16.01.2012  u zhvillua 

 ceremonia  për inaugurimin e  

  Qendrës së Fizioterapisë 

“Zemrat e Shenjta”, Shkodër.

Shkëlqesia e TIJ Mons. Angelo

Massafra, Ipeshkëv i Dioqezës

 

Shkodër – Pult,  e vlerësoi shumë mundësinë për dhënien e këtij shërbimi si dhe  gjithashtu

theksoi nevojën e ofrimit të shërbimit  shëndetësor në banesë kryesisht shërbimit të  

fizioterapisë si një shërbim që do të ndihmonte  në përmirësimin e cilësisë së jetës 

komunitet. I pranishëm në ceremoninë  e inaugurimit ishte   Z. Roberto Andreotti, Konsull

pranë konsullatës së Italisë, Shkodër.  Dr. Albert NIKOLLA, Drejtor i Caritas Shqiptar 

shprehu mirënjohjen dhe mbështetjen për  ofrimin e shërbimit shëndetësor pranë

qendrës së re të fizioterapisë që do të mundësohet  përmes dhurimit të materialeve  

ortopedike. Ndërkaq nëpërmjet bashkëpunimit me partnerët  ndërkombëtar do të synohet

 të konkretizohet nisma për ofrimin e shërbimit shëndetësor në familje.

Adresa e Qendrës së Fizioterapisë.

LAGJA TRE HERONJTE

RRUGA RUZHDI TYLI

TEL 068 21 67 503

       068 222 71 51