Caritas Shqiptar
KËRKESË PËR OFERTË

Lënda: Kërkohet ofertë për pjesëmarrje në proçedurën e tenderit “Ftesë për të konkurruar” me objekt “Blerje Materiale Mjekësore” për shoqatën Caritas Shqiptar

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER
Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj me postë ose dorazi, me vulë dhe emërtimin “Ofertë për blerje Materiale Mjekësore” si dhe mostrat për secilin produkt, pranë zyrave të shoqatës sonë deri më datë 17/07/2017, ora 12:00.

Përshkrimi i shërbimit dhe të matrialeve që kërkohen:
Shoqata Caritas Shqiptar, ent i Kishës Katolike Shqipëri, është i interesuar për të kontraktuar një subjekt me veprimtari Tregtim të Materialeve Mjekësore.

Të gjitha subjektet e interesuara që përmbushin kriteret dhe kushtet si më poshtë vijon, janë të ftuara të dorëzojnë propozimin e tyre me zarf të mbyllur:

1. Eksperiencë mbi tregtimin e Materialeve Mjekësore: Minimumi 1 Vit.
2. Biznesi duhet të sigurojë transportin e produkteve pranë zyrave të Caritas-it Shqiptar.
3. Biznesi duhet të respektojë çmimet dhe materialet e vendosura në fillim.
4. Biznesi duhet të garantonjë cilësi dhe përpikmëri në kryerjen e detyrës dhe dorëzimin e tyre brenda aftatit të kërkuar.

Caritas-i Shqiptar do të sigurojë gjithë bashkëpunimin e duhur me qëllim përmbushjen e detyrave të mësipërme.

19983445_847092928781587_7069570510310472470_o

Cdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet Caritas Shqiptar mundet të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e Ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë.

Mënyra e vlerësimit të ofertave:
1- Të gjithë ofruesit do të sjellin pranë Caritas Shqiptar nga një mostër për secilin produkt, i cili do të magazinohet pranë Caritas-it Shqiptar deri në momentin e mbledhjes së komisionit për vlerësimin e ofertave dhe do ju kthehet mbrapsht pas përfundimit të procedurave.

2- Të gjithë ofruesit do të sjellin pranë Caritas Shqiptar ofertën të mbyllur në zarf, e cila duhet të jetë në Lekë shqiptare, duhet të përfshijë çmimet për çdo artikull të listuar
a. Në çmimet e mësipërme duhet të përfshihen të gjitha kostot e tjera që lidhen me ofrimin e produkteve.
b. Çmimi për njësi në propozimin financiar duhet të specifikojë që TVSH-ja është e përfshirë.
c. Çmimet e propozuara duhet të jenë të vlefshme deri në përfundimin e kontratës.
Adresa: Caritas Shqiptar. Rruga “Don Bosko”. Nr. 4 Tiranë, Shqipëri.
Komisioni i vlerësimit do të hapë së pari mostrat dhe do të vlerësojë nëse cilësia është e përshtatshme. Për të gjithë ofruesit që do të kalojnë vlerësimin teknik do të hapen zarfat me ofertat. Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e çmimit më të ulët.

Dokumentacioni për aplikim:
• Kopje e dokumentit të regjistrimit (NIPT).
• Ekstraktit mbi historikun e subjektit të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit.
• Një dokument që vërteton se (subjekti juaj) nuk është në proces falimentimi (statusi aktiv).
• Oferta me çmimin e produktit. Për çdo pyetje ose sqarim mund të na shkruani në e-mail: caritasalbania@caritasalbania.org

Çdo përgjigje e pyetjeve që do bëhet nga subjektet që marin pjesë në tender, do tju njoftohet të gjitha subjekteve pjesëmarrëse në tender.

Rruga “Don Bosko”, Nr. 4, Tiranë, Shqipëri,
Tel. ++355 4 22 30088; Fax. ++355 4 22 34327;
e-mail: caritasalbania@caritasalbania.org