Lënda: Kërkohet ofertë për pjesëmarrje në proçedurën e tenderit “Ftesë për të konkurruar” me objekt “Blerje Materiale Veshmbathje” për organizatën jo-fitimprurëse Caritas Shqiptar.

 MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

 

Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj dorazi me vulë dhe emërtimin “Ofertë për blerje Materiale Veshmbathje” si dhe mostrat për secilin produkt, pranë zyrave të organizatës sonë deri më datë 13-02-2017, ora 15:00.

 

DETYRAT

 

1.    Biznesi do të sigurojë të gjitha materialet e kërkuara dhe në kohë sipas kërkesës së Caritas-it Shqiptar.

2.    Biznesi do të sigurojë transportin e produkteve në zyrat e Caritas-it Shqiptar.

3.    Biznesi duhet të respektojë çmimet dhe materialet e vendosura në fillim.

4.    Biznesi garanton cilësi dhe përpikmëri në kryerjen e detyrës dhe dorezimin e tyre brenda aftatit te kerkuar.

5.    Afati i dorezimit te materialeve duhet te behet brenda një jave nga data e degimit te porosisë.

 

Caritas-i Shqiptar do të sigurojë gjithë bashkëpunimin e duhur me qëllim përmbushjen e detyrave të mësipërme.

 

Materialet

materialet

 

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet. 

Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e saj, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e Ofertave,  duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë.

 

Mënyra e vlerësimit të ofertave

1- Të gjithë ofruesit do të sjellin pranë Caritas Shqiptar  nga një moster për secilin produkt i cili do të magazinohet pranë Caritas-it Shqiptar deri në momentin e mbledhjes së komisjonit për vlerësimin e ofertave dhe do ju kthehet mbrapsht pas përfundimit të procedurave.

2-  Të gjithë ofruesit do të sjellin pranë Caritas Shqiptar ofertat të mbyllura në zarf në adresën e  mëposhtme:

Adresa:  Caritas Shqiptar, Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë, Shqipëri

Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327.

 

Komisioni i vlerësimit do të hapë së pari mostrat dhe do të vlerësojë nese cilësia është e përshtatshme. Për të gjithë ofruesit që do të kalojnë vlerësimin teknik do të hapen zarfet me ofertat.

Oferta fituese do te zgjidhet mbi kriterin e çmimit më të ulët.

 

Dokumentacioni i nevojitur për aplikim

 

  • Ekstrak të QKR-së të tre muajve të fundit.
  • Kopje e dokumentit të regjistrimit (NIPT).
  • Oferta me çmimin e produktit.