logo logo3Novi Sad, 22 Nëntor

KOMUNIKATË SHTYPI

Takimi i tretë i brendshëm mes partnerëve dhe séanca e parë trajtimore “Politikat Europiane për Moshimin” në kuadër të projektit NET-Age, 19-22 nëntor, 2013

Novi Sad, Serbi

Takimi i tretë i brendshëm mes partnerëve, në kuadër të projektit NET-Age (“Për të promovuar zhvillimin social rajonal nëpërmjet inkurajimit të rrjetëzimit të grupeve të rëndësishëm të interesit publik-vullnetar për të rritur inovacionin në përçimin e shërbimeve sociale-shëndetësore për personat e moshuar”) u organizua në Novi Sad, Serbi. Qëllimi i takimit ishte diskutimi dhe arritja në një plan të përbashkët veprimi dhe për të sjellë një pamje të përgjithshme të menaxhimit te projektit.

Para takimit, për stafin e projektit u organizua seanca e parë e trajnimit në kuadër të paketës së punës “Ngritja e rrjetit ndërkufitar dhe zhvillimi i përbashkët për tarifa inovative për qeverisjen dhe ndërtimin e kapaciteteve.” Luan një rol metodologjik kyç duke qenë se synon të hedh bazat për pikëqëndrimet teorike dhe praktike në lidhje me ndihmesën për moshën e tretë. Trajnimi për çështje specifike mundëson shkëmbimin e aftësive dhe njohurive ndërmjet anëtarëve të stafit. Polikat Europiane mbi Moshimin ishin fokusi i trajnimit që u organizua në Novi Sad më datat 19 dhe 20 nëntor.

Takimi i partnerëve u zhvillua më datat 21 dhe 22 nëntor. Ditën e parë fokusi ishte te lëvizshmëria, programet e trajnimit dhe identifikimi i përmbajtjes për seacën e ardhshme të trajnimit. Pas diskutimeve, partnerët prezantuan rezultatet nga workshop-i i parë lokal për shkëmbimin e njohurive dhe aktivitetet e visibilitetit të nivelit të lartë. Në ditën e dytë të takimit të partnerëve u paraqit një pamje e përgjithshme mbi gjendjen e aktiviteteve, duke nxjerrë në pah elementet e progresit për shpenzimet e projektit, analizën e situatave dhe vonesave dhe pasojat e mundshme që dalin prej kësaj. Takimi i rradhës do të jetë në Mal të Zi, në mars të 2014.

Ne theksojmë se NET-Age synon të përmirësojë koordinimin mes grupeve të interesit privat dhe publik, në mënyrë që të kalohen pengesat në fushën e asistencës për të moshuarit, duke i inkurajuar ata të punojnë së bashku nivel lokal dhe rajonal dhe për të përçuar shërbimet sociale/shëndetësore për të moshuarit, për të garantuar një plakje aktive, të shëndetshme dhe të pavarur.

NET-Age synon përmirësimin e koordinimit midis aktorëve publik-privat për të kapërcyer pengesat në fushën e asistencës ndaj të moshuarve, duke i inkurajuar ata që të punojnë së bashku në partneritet në nivel lokal dhe në nivel Adriatik dhe për të ofruar shërbime të reja sociale /shëndetësore për njerëzit e moshuar.

Ky është një projekt i financuar në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Adriatik 2007-2013, dhe mbështetet në një buxhet total prej 1.880.437, 49 milion euro; i lançuar në tetor 2012 dhe do të zgjasë deri në maj 2015 (3 vjet kohëzgjatja). Nisma është e bazuar në një partneritet të 13 organizatave dhe rajoneve që u përkasin vendeve të zonës së Adriatikut : Itali, Shqipëri, Kroaci, Mali i Zi, Serbi dhe Slloveni.

Ne sinqerisht shpresojmë që ju do ta shikoni NET-Age si një projekt interesant dhe të vlefshëm dhe se ju do ta publikoni këtë njoftim për shtyp!

Për më shumë informacion rreth projektit të Net-Age dhe aktivitetet e planifikuara ju lutem vizitoni faqen e internetit: www.net-age.eu