1 “TINGUJ SHPRESE”
në mbështetje të njerëzve në nevojë në Shqipëri

Caritas-i Shqiptar në kuadër të programit ”Ngritje Fondesh” më datë 31 tetor 2013 në orën 19:00, në Sallën e koncerteve të Universitetit të Arteve organizoj Koncertin e Bamirësisë – Recital, i cili kishte si qëllim mbledhjen e fondeve nga komuniteti si dhe nga bizneset vendase.

Për këtë koncert dy artistë shumë të talentuar, pianisti nga Armenia me famë botërore Ashot Khachaturyan dhe violonçelisti shqiptar Mario Guralumi pranuan me kënaqësi ftesën e Caritas-it Shqiptar në mënyrë vullnetare duke dhënë kontributin me talentin e tyre në mbështetje të njerëzve në nevojë në Shqipëri.

Me repertor nga autorët Ludwig van Beethoven dhe Sergei Rachmaninoff të shoqëruar me tingujt e mrekullueshëm të pianos dhe vilonçelit ky koncert pati impakt pozitiv duke parë dhe pjesëmarrjen e madhe të publikut si dhe interesin e mediave të cilat transmetuan këtë aktivitet.

2Në organizimin e këtij koncerti një kontribut të veçantë dhe shumë të rëndësishëm dhanë edhe sponsor të ndryshëm, kompani dhe biznese, të cilët prej disa kohësh mbështesin nismat e Caritas-it Shqiptar dhe bashkëpunojnë për të kthyer shpresën tek njerëzit në nevojë.

Caritas Shqiptar me këtë rast shpreh një falënderim të veçantë për sponsorat: Dhoma e Tregtisë dhe Indushtrise Tiranë, Hotel Rogner, Coffe Club ”Lavazza”, MilloColor, Hotel International, Universiteti Europian i Tiranës, ”Albtours D”, ”ARDENO”. Fondet e mbledhura nga zhvillimi i koncertit sherbyen si mbështetje e dy Qendrave Ditore për personat me aftësi te kufizuara mendore “Jete ne Zhvillim” Arrameras, Fushë Kruje dhe Shënkoll, Lezhë. Janë dy qëndra në të cilat punohet me përkushtim për rreth 100 fëmijë, të cilët aty mësojnë të shkruajnë e lexojnë, punojnë por mbi të gjithë mësojnë të rrinë sëbashku në një ambient ku ndjehen të vlerësuar dhe barabartë mes tyre.