Koncert Bamirësie i zhvilluar nga Caritas-i Shqiptar

“Kujtohu se dikush ka nevoje per ty”

   Tirane, 25 Prill 2012; Caritas-i Shqiptar në rrugëtimin për të ndihmuar njerëzit në nevojë, gjithmonë e më shumë po kërkon të sensibilizoje shoqërine shqiptare në ndërtimin e një shoqërie me vlera ku dinjiteti i secilit mbrohet dhe respektohet. Në përmbushje të misionit, Caritas shqiptar çdo ditë është pranë grupeve të ndryshme në nevojë, ndër të cilët dhe personat me aftësi të kufizuara mendore. Në këtë kontekst, Caritas-i Shqiptar me datë 17 Prill 2012 ora 18.00, organizoi Koncertin e Bamirësisë pranë ambjenteve sportive të Universitetit të Tiranës.

  Caritas-i Shqiptar merr vazhdimisht nisma për organizimin e aktiviteteve të tilla, të ardhurat e të cilave shkojnë vetëm për qëllime bamirësie.

  Ky koncert ishte një shembull shumë i mirë i aktiviteteve të këtij karakteri që kanë si qëllim mbështetjen e njerëzve në nevojë në Shqipëri. Ky koncert u përcoll kryesisht nga të rinjtë dhe të tjerë të ftuar që qendruan rreth dy orë në shoqërinë e këngëtarëve dhe grupeve muzikore si: grupi Burn, grupi Lynx, Kamela Islamaj dhe Elhaida Dani etj.

  Pjesëmarrja në koncert ishte mjaft e kënaqshme dhe jo vetem nga Tirana, por pati të rinj edhe nga Dioqezat.